Home | VIP | Letra e fundit e gazetarit, J Foley

Letra e fundit e gazetarit, J Foley

image
Gazetari James Foley shkruan në letrën e tij  drejtuar familjes,  për mallin, përballjen me pengmarrjen dhe dëshirën e tij të zjarrtë për lirinë.

 

 

 

 

 

 

 

Letra e Foley-t drejtuar familjarëve dhe miqve:

 

“Të dashur familjarë dhe miq, 

 

Mbaj mend duke shkuar drejt “Mall-it” me babanë, një udhëtim shumë i gjatë me biçikletë me mamanë. Mbaj mend aq shumë momente të bukura me familjen që më largojnë nga ky burg. 

 

Unë e di që ju jeni duke menduar dhe duke u lutur për mua. Dhe unë jam aq mirënjohës. Unë lutem për ju që të qëndroni të fortë dhe të besoni. Unë me të vërtetë ndihem sikur mund t’ju prek, qoftë edhe në këtë errësirë kur unë lutem.

 

Kam pasur ditë të mira dhe të vështira. Isha i lumtur kur dikush shpallej i pafajshëm, por sigurisht që të gjithë e dëshirojnë lirinë personale. Ne inkurajojmë dhe i japim forcë njëri-tjetrit. Zemra ime mbushet sa herë që ëndërroj kthimin në gjirin e familjes dhe miqve të mi. 

 

Mendoj shumë për motrën dhe vëllezërit e mi. Ndihem i lumtur kur mendoj për ta. Nëse kanë mbetur para në llogarinë bankare, dua që t’ua jap Michael-it dhe Matthew-së. Katie, jam kaq krenar për ty. Ti je më e forta dhe më e mira nga të gjithë ne. 

 

Gjyshe, merri ilaçet e tua, mos harro që çdo ditë të ecësh dhe vallëzosh. Mendoj të dalim të pimë nga një " Margarita" kur të kthehem në shtëpi. Bëhu e fortë, sepse më duhet forca jote që t’i kthehem sërish jetës.”

 

Foley, gjithashtu ka zbuluar se në ‘burg’ gjenden edhe 17 pengje të tjera. 

Gazetari amerikan James Foley u rrëmbye në veri të Sirisë në Nëntor të vitit 2012, gjatë raportimit të luftës civile, dhe pak ditë më parë ISIS publikoi një video, ku një pjesëtar i tyre me theks britanik, pret kokën e gazetarit në një mënyrë makabre.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0