Home | VIP | Një fund tragjik për aktorin Pandi Toçe

Një fund tragjik për aktorin Pandi Toçe

image
Sipas Policisë, aktori Pandi Toçe  humbi jetën në liqen, në përpjekje për të shpëtuar një fëmijë 12-vjeçar.

 

 

 

 

 

 

Tre ditë më parë në mediat informative u raportua për gjetjen e një burri të pajetë tek Liqeni Artificial, rreth të 50-ave. Më pas askush nuk u interesua të merrej më me këtë histori.

 

Në fakt, është një ngjarje me personazh aktorin 55-vjeçar Pandi Toçe, që është mbytur duke bërë një vepër heroike.

 

Ndërsa kishte dalë shëtitje nga Liqeni Artificial, ai ka dëgjuar klithmën e një fëmije 12-vjeçar, që po mbytej.

 

Nuk ka nguruar asnjë moment dhe është hedhur për ta shpëtuar.

 

Me vështirësi, 55-vjeçari ka mundur të shtyjë fëmijën drejt bregut, ndërsa vetë është thithur nga balta dhe nuk ka mundur dot të shpëtojë.

 

Aktori vdiq, por askush nga mediat nuk denjoi që ta raportonte këtë ngjarje.

 

Madje as policia nuk denjoi që të lëshonte një deklaratë për vdekjen e tij.

 

Pandi Toçe prej kohësh punonte në Teatrin Kombëtar, por me ndryshimet e reja ai mbeti i papunë.

 

Ai është vëllai i aktorit tjetër të njohur, Vangjel Toçe dhe kishte dy fëmijë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0