image

* * *

Gjeografia e dytë, është bashkimi i Europës dhe Azisë në një sistem strategjik koherent: Euroazia.

 

Nga Samir Saran

 

Gjatë 7 dekadave të shkuara, bota është formësuar nga një marrëdhënie e fortë transatlantike me Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian që diktuan kushtet e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Suksesi i këtij rendi, krijoi sfidën e vet ekzistenciale.

 

Përfituesit e saj në rritje në Azi dhe gjetkë, po sfidojnë gjithnjë e më tepër vlefshmërinë e këtyre marrëveshjeve, dhe efikasitetin e rregullave që kanë menaxhuar punët globale. Ndërsa historiani Xhon Ajkenberri e përshkroi rendin botëror liberal si një model qeverisës të “arrogancës dhe të folurit”, me Perëndimin në qendër të tij, tanimë është e qartë se periferitë e sistemit po ndërtojnë ”rrotat” dhe “motorët” e tyre.

 

Në fakt, rritja e Azisë po riformëson në tërësi hartën fizike dhe mendore të botës. Përhapja e marrëdhënieve ndërnacionale dhe flukseve të reja të financave, tregtisë, teknologjisë, informacionit, energjisë dhe punës, ka krijuar 3 gjeografi të reja strategjike, që tashmë janë duke iu larguar hijes së marrëveshjeve transatlantike. Ato përfaqësojnë në thelb përplasjen e konstruksioneve të mëhershme politike – dhe menaxhimi i tyre kërkon ide të reja, institucione të zgjuara dhe partneritete fluide.

 

Indo-Paqësori

 

Përplasja e parë, e cila tashmë është duke u zhvilluar, është bashkimi i Oqeanit Indian dhe atij Paqësor. Përkufizohet gjerësisht si Indo-Paqësori, një ‘ngrehinë’ e nxitur nga rritja e Kinës, por e përcaktuar në një masë të barabartë nga aktorët rajonalë që i përgjigjen sfidës të Pekinit.

 

Azia Detare, është tani është më e madhe se SHBA-ja, ASEAN-i dhe Kina – e organizuar më herët nën konstruksionin e Azi-Paqësorit. Kufiri i saj, nuk kufizohet vetëm në pjesën lindore të Oqeanit Indian. Nga Nantuket në Nairobi, bisedat për sigurinë, zhvillimin dhe tregtinë në këtë rajon do të përfshijnë tashmë aktorë nga 3 kontinente.

 

Eurazia

 

Gjeografia e dytë, është bashkimi i Evropës dhe Azisë në një sistem strategjik koherent: Euroazia. Kjo është një ide e vjetër, e mbushur me histori, por që ka një fjalor të ri. Ndërveprimi i tregjeve dhe komuniteteve nga këto gjeografi dikur të ndara, po krijon një ndërvarësi të re super-kontinentale.

 

E megjithatë, kjo ndërvarësi nuk është pa fërkime:hija e Kinës është e madhe mbi Evropë, dhe premtimi i saj për të garantuar begatinë e kontinentit, është dëshmuar shumë e vështirë për t’i rezistuar. Ndërkohë, Moska po shfaq një zell të ri për të rimarrë vendin e saj si lojtare tipike e Euroazisë, dhe anëtarët e NATO-s vazhdojnë të luftojnë për rolin e tyre të ardhshëm në rajon. Teksa këto pllaka tektonike gjeopolitike ndeshen dhe bashkohen, është e qartë se Lindja dhe Perëndimi do të vendosin kushte të reja të angazhimit.

 

Arktiku

 

Dhe së fundmi, kemi Arktikun. E lindur si një pasojë e padëshiruar e ndryshimit të klimës, kjo gjeografi, për herë të parë, do të bashkojë politikat e Atlantikut dhe Paqësorit, edhe pse stimulon një përplasje midis marrëveshjeve që ekzistojnë në këto rajone. Rruga e Detit të Veriut, kishte qenë një teori intriguese; ngrohja globale po e ribën atë realitet.

 

Për shembull, gjigandi botëror i ndërtimit të anijeve, Maersk, përfundoi udhëtimin e tij të parë pa ndihmën e akullthyesve gushtin e këtij viti (megjithëse kompania shprehet skeptike mbi qëndrueshmërinë afatshkurtër të rrugës). Megjithatë, shfaqja e kësaj gjeografie, do të jetë larg fërkimeve, dhe mund të krijojë një shpërndarje të re të pasurisë dhe pushtetit në rajon.

 

Ndërsa shumica e qeverive perëndimore ndajnë momentalisht dyshimet e Maersk, Moska dhe Kina po investojnë shumë në ndërtimin e infrastrukturës tregtare, kapaciteteve detare dhe aftësive ushtarake. Si pjesë e ambicieve të rrugës së saj polare, Pekini po inkurajon ndërmarrjet e saj që të shfrytëzojnë Rugën Detare Veriore. Por ndërsa këto 3 gjeografi zbulojnë veten, ekzistojnë 5 prirje që meritojnë vëmendje:

 

E para është rreziku i luftërave të veçanta të ftohta mes gjeografive. Ndryshe nga shekulli XX-të, ky tension nuk do të jetë bipolar dhe motivet, mjetet dhe qëllimet e secilit aktor do të ndryshojnë. Qoftë një Luftë e Ftohtë Himalajane midis Indisë dhe Kinës, një luftë e ftohtë arktike midis Moskës, Evropës dhe Uashingtonit, apo një përleshje mesdhetare midis BE-së dhe Kinës, fuqitë e shumëfishta do të ushtrojnë ndikim mbi këto gjeografi dhe do të konkurrojnë në kryqëzimin e tregjeve sociale, tregtare dhe fushës ushtarake.

Mes këtyre gjeografive, ka të ngjarë të lindin më shumë “koalicione leverdie”. Në një rend botëror të paqartë dhe fluid, partneritetet mbi çështje të caktuara mund të kenë ndikim të madh në biseda të caktuara. Për shembull, Rusia është duke ndërhyrë në konfliktin në Afganistan pas pothuajse 3 dekadash me ndihmën e Iranit dhe Kinës, ndërkohë që India dhe Franca po bashkëpunojnë në sigurinë dhe zhvillimin detar.

E treta është mundësia për dialog të ri institucional. BE po kërkon tashmë një rol në përpjekjet që Shoqata e Shteteve të Oqeanit Indian dhe ASEAN-it po bën për krijimin e Këshillit Arktik. Këta aktorë dhe organizata, po përdorin hartat mendore të shekullit XX-të në kërkim të mundësive të reja komerciale dhe strategjike. Nuk është tërësisht e pakonceptueshme që për shembull, NATO dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), të mund të bisedojnë mbi sigurinë dhe lidhjen euro-aziatike.

Hapja e Arktikut, do të testojë aftësinë e fuqive për të garantuar sigurinë si një e mirë publike në pjesë të tjera të botës. Me fjalë të tjera, me anë të projekteve gjeostrategjike si Kanali i Suezit dhe Ngushtica e Malakës, që po i afrohen fundit të mandateve të tyre, domosdoshmëria për të siguruar rrugët detare të Arktikut, mund t’i lërë rrugët e mëparshme pa fuqi që janë të gatshme për t’i mbrojtur ato.

Së fundmi, matrica institucionale do të evoluojë gjithashtu në përgjigje të këtyre ndryshimeve. Është e qartë se institucionet ekzistuese ndërkombëtare, nuk i përgjigjen plotësisht nevojave të vendeve në zhvillim dhe fuqive rajonale në zhvillim. Atëherë cilat institucione do të jenë jetike për këto gjeografi? A do të uzurpojë Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB) rolin e Bankës Botërore në Azi, apo do të dalin propozime të reja shumëpalëshe nga vende si India, Amerika dhe Japonia?

A do të ketë OKB-ja një rol qendror në bisedat për paqen dhe sigurinë, apo ndoshta institucionet rajonale si SCO (ndoshta në një maskë të ndryshme) dhe Këshilli i Arktikut, do të forcojnë normat dhe rregullat e tyre? Në shekullin XX-të, institucionet multilaterale u perceptuan të ishin lehtësuese dhe menaxhere të konfliktit.

 

Kjo mençuri konvencionale mund të rikthehet të jetë sërish në modë tani, duke qenë se qendrat konkurruese të pushtetit, për herë të parë që nga Paqja e Vestfalisë, do të krijojnë aranzhimet e tyre institucionale për ushtrimin e ndikimit. Në shekullin XXI, Lindja dhe Perëndimi janë konstruksione të pakuptimta.

 

Më i rëndësishëm, është fakti se si aktorët dhe institucionet zgjidhin kontradiktat, që do të lindin në mënyrë të pashmangshme në Indo-Paqësor, Eurazi dhe Arktik. Ky është momenti i çuditshëm dhe i rrallë kur qeverisja globale është më shumë, se sa shuma e pjesëve të saj apo konfigurimet individuale rajonale.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0