Home | Travel | Aurovil

Aurovil

image
Në shtetin indian Tamil Nadu, ekziston një qytet eksperimental që quhet Aurovil, i njohur edhe si qyteti i lindjes së diellit. Themeluesit e qytetit kanë menduar të krijojnë një qytet në të cilin gratë dhe burrat do të jetonin në paqe dhe harmoni, pavarësisht kombësisë, fesë apo pikëpamjeve politike.

 

 

 

 

 

Në shtetin indian Tamil Nadu, ekziston një qytet eksperimental që quhet Aurovil, i njohur edhe si qyteti i lindjes së diellit. Themeluesit e qytetit kanë menduar të krijojnë një qytet në të cilin gratë dhe burrat do të jetonin në paqe dhe harmoni, pavarësisht kombësisë, fesë apo pikëpamjeve politike.

 

Në këtë qytet çdo qytetar ka rolin e vet, kurse e gjithë vëmendja është e fokusuar në edukimin dhe zhvillimin e aftësive krijuese. Sipas shkrimit që e transmeton Shekulli, në këtë vend jetojnë 2300 banorë, indianë janë afro 1000 banorë, ndërsa qindra njerëz të tjerë vijnë nga Franca, Italia dhe Gjermania, por në këtë qytet janë zhvendosur edhe një numër i konsiderueshëm i amerikanëve, rusëve, spanjollëve dhe suedezëve. Numri minimal i njerëzve janë nga Japonia, Koreja dhe Australia, por aty jetojnë edhe gjashtë persona nga Sllovenia.

 

Në këtë qytet nuk blihet e nuk ka kartëmonedha, banorët shkëmbejnë mallra. Përveç kësaj, çdo banor ndan një pjesë të burimeve të tij për komunitetin, në mënyrë që të gjithë të mund të plotësojnë nevojat e tyre jetësore. Në qytet nuk ka makina, kurse mjeti kryesor për transport janë biçikletat.

 

Qyteti është i pavarur dhe nuk i jep llogari askujt, kështu banorët e tij nuk i brengos as politika e brendshme por as ajo e jashtme. Banorët çdo ditë vizitojnë tempullin Matrimandir që gjendet në zemër të qytetit, pranë të cilit gjejnë paqen e brendshme përmes jogës dhe meditimit. Aurovili është një parajsë për hipitë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0