Home | Travel | * * *

* * *

image
Zona piktoreske është e popullarizuar nga shumë turistë, të cilët vijnë për të shijuar pamjet duke shëtitur në këmbë dhe me varkë nëpër zonë, në të cilën mund të gjenden shtëpi karakteristike të atij lokaliteti, por edhe tempuj budist.

 

 

 

 

 

 

 

 

Nijiaying, 17 korrik - Në fshatin Nantaizi të qytetit Nijiaying të Kinës së largët, natyra ka shfaqur artin e saj të vërtetë në “pikturë” duke krijuar një peizazh shkëmbor me ngjyra të ndryshme, ku mbizotëron e kuqërremta, njëlloj si në një pikturë, transmeton Starti shkrimin.

Pavarësisht se të krijojnë ndjesinë e një vepre arti impresioniste, këto peizazhe të pabesueshme nuk janë pikturuar nga një penel me bojëra vaji, por thjesht janë pamje të kores së tokës të skalitura nga natyra.

Formuar nga shtresa me gurë ranor të kuqërremtë, terreni me kalimin e kohës është gërryer derisa ka krijuar forma shkëmbore me ngjyra të pazakonta.

Zona piktoreske është e popullarizuar nga shumë turistë, të cilët vijnë për të shijuar pamjet duke shëtitur në këmbë dhe me varkë nëpër zonë, në të cilën mund të gjenden shtëpi karakteristike të atij lokaliteti, por edhe tempuj budiste.

Këto shkëmbinj të veçantë me ngjyrë të kuqërremtë të fortë gjenden vetëm në Kinë dhe janë shkëmbinj jo shumë të vjetër në moshë. Koha Net

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00