Home | Travel | Korçë

Korçë

image
Korça ka një pozite te favorshme gjeografike pasi ndodhet ne rrugët tregëtare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë (47km) dhe Greqinë (35km).
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Qyteti i Korçës shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë dhe është qendra e banuar më e madhe e pellgut me të njëjtin emër. Pellgu i Korçës ka një lartësi mesatare prej 850m mbi nivelin e detit, me gjërësi 16 km nga perëndimi në lindje dhe me gjatësi 35 km nga jugu në veri, dhe zë një sipërfaqe prej 300km2. Korça ka një pozite te favorshme gjeografike pasi ndodhet ne rrugët tregtare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë (47km) dhe Greqinë (35km).
 
Krahina e Korçës ra nën sundimin  e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan në zonën tonë deri në vitin 1018, vit kur u larguan në shtetet e tjera të Ballkanit për të vazhduar pushtimet. Fjala “Korçë”, në sllavisht do të thotë “Dardhë e egër” (ose Goricë). Këtë emër qytetit tonë ia vunë bullgarët para vitit 1018. Edhe sot në disa gjuhë të ndryshme, emri i qytetit tonë shqiptohet në formën “Coritza” (Kóriza), fakt ky që e vërteton mjaft mirë këtë hiptotezë.

Nga regjistri i Korçës e i Përmetit i kryer në vitin 1431-1432 fill  pas pushtimit osman del se krahina e Korçës u përfshi në një vilajet me qendër në Korçë, të cilën turqit e quajtën “Gjorixhe”. Vetë Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi.

Për të ndriçuar plotësisht lashtësinë dhe zanafillën e Korçës dëshmitë arkeologjike dhe dokumentet historike janë të mangëta. Gjetjet e rastit, të  zbuluara në kodrat Partizani dhe në dalje të qytetit në anën juglindore, që, si kohë i përkasin antikitetit të vonë, dëshmojnë për ekzistencen e një qendre të banuar. Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjeneologjinë e familjes së madhe feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi  kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjërë, që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshintë ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën, të cilën e cilëson qytet.


Për një qytet ku bashkëjeton tradita me modernen, ku të rinjtë realizojnë aspiratat e tyre për shkollim dhe punësim, ku të moshuarit jetojnë ditë të bardha, një qytet që ka gjithmonë një dorë të zgjatur për të nxjerrë nga vështirësia dhe  ku problemi yt gjen një zgjidhje. ­ 

Pas një ­kthese ­eci­m me vru­ll në një drejtim të ri për të kapur kohën e humbur dhe për të dalë në krye siç i ka hije Korçës. 
­Ky është i­den­titeti ynë i ri.

Korça karakterizohet nga një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 10.6ºC. Muaji më i ftohtë është Janari dhe muaji më i nxehtë është Gushti. Muaji më i lagësht është Nëntori me reshje shiu mesatarisht 104 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 720 milimetra. Karakterizohet nga disa erëra lokale si Voskopojarja, erë jug-perëndimore, Morava, Devollka etj. Në stinën e dimrit përgatituni të visheni trashë pasi dimri në Korçë është i ftohtë me erë dhe me rreshje bore që e bën qytetin ideal për sporte dimërore. Ndërsa në verë vishuni hollë pasi vera është e ngrohtë dhe e thatë. 

Të katërta stinët kanë bukuritë e tyre për një udhëtim në Korçë, por stina më e bukur do të ishte dimri ku Korça të ofron një panoramë të mrekullueshme të qytetit nën petkun e bardhë. Interesante do të ishte Korça edhe në stinën e vjeshtës ku përveç se do të shijoni bukuritë e qytetit do të keni mundësinë të provoni frutat e mrekullueshme të zonës. Për të gjithë ata që preferojnë klimën malore, në verën e nxehtë, Korça dhe rrethinat e saj do t’ju ofrojnë freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë të mrekullueshme. Momente të  tjera shumë interesante janë ditët e festave si Pashkët, Krishtlindjet apo Karnavalet ku do të gjeni një atmosferë festive mbresëlënëse korçare. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00