image

Prespa

Liqeni i Prespës është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan...

 

 

Mali i Thatë. Dielli i nxehtë i verës dhe veriu i ashpër sa më s’ka e kanë përzhitur viganin. Ai lartësohet aty prej mijëravjeçarësh i gurtë, me bimë të rralla shkretinore që nuk e kalojnë gjatësinë e pëllëmbës së dorës. Nuk i lë veriu të rriten, por edhe vapa e beharit këtu është ekstreme. Pra Mali i Thatë, është vërtet i thatë, që i shkon për shtat emri që i kanë vënë. Vetëm Lagushi i famshëm e ka dashur dhe e ka dhelur këtë mal të nëmur, duke e vënë në sfond të poezive të tij të mrekullueshme me atë dashuri dhe shpirt që ka vënë edhe liqerin, burimet e Tushemishtit dhe vetë Poradecin.

 

Teksa udhëton në këmbë të Malit të Thatë të dalin përpara fshatrat me radhë: Nizhaveci, Vreshtasi, Korita, Shëngjergji deri sa arrin në Zvezdë, njëri prej fshatrave më të mëdhenj të krejt zonës. Por për të arritur te liqeni i Prespës duhet akoma rrugë, një rrugë jo fort e mire, por që të mahnit me peizazhet e shumtë të saj. Malet që e rrethojnë zonën i që i japin asaj një pamje të rrallë. Në 9 fshatra, të vendosur në gjoksin e maleve, që përbëjnë komunën e Liqenasit: Kallamas, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Gollomboç, Diellas, Liqenas, Lajthizë, Zaroshkë e Cerje jetojnë afërsisht 4.500 banorë. Malet e lartë të bleruar, që e kalojnë lartësinë 2.000 m, lugina dhe shpate të vendosur mbi kaltërsinë e liqeneve me brigje të banuar, krijojnë atë konfiguracion të papërsëritshëm.

Image result for prespa best photos

Kështu, i mbushur me këto kontraste bukurish, me një kulturë të lashtë, me ushqim të mirë dhe një mikpritje – dhe, mbi të gjitha, një shpirt njerëzor, ndjehesh komod në Prespë. Këto kushte të favorshme klimatike, ujrat e pastra të burimeve, përzëmërsia e banorve janë joshëse dhe të krijojnë relaks në çdo stinë të vitit. Por bukuria e vërtetë e Prespës janë dy liqenet e tij, katër ishujt në dy liqenet e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël.

 

Banorët e kësaj zone merren me bujqësi, blegtori dhe me peshkim. Nga zona e Prespës ka filluar një emigrim pas viteve të trazicionit, duke e ulur ndjeshëm popullsinë e kësaj zone. Tashmë në peshkim marrin pjesë shumë persona, të cilët duan të nxjerrin të ardhura për mbijetesë, por shpesh prodhimi dëmtohet nga mungesa e përpunimit, sepse tregun deri në Korçë e kanë larg dhe mundësi përpunimi këtu tek ata ende nuk ekzistojnë.  Në Prespë  janë bërë rreth 30 shtëpi model, që mund të presin turistë, por kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me mundësitë reale që ka kjo zone, e cila, me bukuritë e pafund, ka dhe liqenin në gji; ka mundësi që të presë mijëra e mijëra pushues çdo verë.

 

Në rast se do të përshkoni zonën e Prespës, mes rrugëve të ngushta, që ju çojnë pranë drurëve të mollëve përreth liqenit, tek strofullat e zogjve e më pas, lart në Galiçicë, ku rruga kalon nëpër livadhet e bukura, në majë të Malit të Thatë do të shikoni njëherazi të dy liqenet, të Ohrit dhe të Prespës.

 

Nuk mund të largohesh nga Prespa pa shijuar tavën e krapit të shijshëm apo peshqit e vegjël, të cilët vendasit i quajnë “cironja“. Këtu nuk gjen shtëpi pa fuçinë e verës artizanale apo kazanet artizanalë të rakisë, të cilën vendasit e ruajnë për miqtë.

Image result for prespa best photos

Kjo është Prespa, mes bukurive të pafund, një pritjejë bujare dhe një distance që ajo ka ende me mundësitë reale ndaj turizmit bashkëkohor.

 

Prespa ose Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë.

 

Liqeni i Prespës është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi. Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.

 

Prespa e Madhe ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Prespa e vogël që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqisë dhe Shqipërisë.

 

Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore. Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi.

 

Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur, por atë po e kërcënon një fenomen i rrezikshëm natyror. Një grup shkencëtarësh zviceranë dhe austriakë, gjatë një studimi kanë konstatuar se niveli i këtij liqeni ka rënë 10 m. Nga 54 m që ka qenë thellësia e liqenit, pas matjeve të bëra me mjete të sofistikuara dhe bashkëkohore, ka rezultuar se aktualisht thellësia e tij është 44 m. Jo vetëm kaq, por ata kanë vënë re një çarje në tabanin e liqenit, e cila ka sjellë humbjen e nivelit me dhjetë metra. Studiuesit pohojnë se rënia e nivelit të liqenit të Prespës do të ketë pasoja edhe për liqenin e Ohrit, i cili rreth 70 për qind të furnizimit me ujë e ka nga Prespa. Gjithashtu, nga kjo fatkeqësi natyrore do të preken edhe burimet e Tushemishtit dhe ato të Shën Naumit. Lajmi i dhënë nga shkencëtarët zviceranë dhe gjermanë ka shqetësuar qeverinë, por masat e marra janë minimale.

 

Image result for prespa best photos

 

Image may contain: cloud, sky, mountain, outdoor, nature and water

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00