Home | Sport | Ronaldo një “përbindësh”...

Ronaldo një “përbindësh”...

image
Allegri: Ronaldo e meriton Topin e Artë

 

Juventusi po luan në shtëpi ndeshjen e javës së 13-të, ndaj ekipit të Spalit, dhe është portugezi Kristiano Ronaldo që ka zhbllokuar shifrat, që në minutën e 29-të, falë një goli të shënuar pas një goditje dënimi, ku i gjendur në zonë përballë me portierin kundërshtar, nuk fali dhe tundi rrjetën.

Por, ky është edhe një gol që çon në një rekord historik për CR7, pasi me këtë realizim, ai arrin në kuotën e 10 golave në sezonin e parë me Juven, më herët se çdo yll tjetër që ka luajtur në repartin sulmues më parë për bardhezinjtë.

Ronaldo deri më tani, kishte shënuar 8 gola në kampionat në 12 ndeshje, dhe një realizim në tri prezenca europiane, ndërsa tani arriti të kapë kuotën e 10 golave.

 

 

Allegri: Ronaldo e meriton Topin e Artë

 

Massimiliano Allegri ka folur për çmimin më të madh individual në futboll, Topin e Artë.

 

Trajneri italian ka theksuar se nuk ka njohur në lidhje me ndarjen e çmimit, por sipas tij, sulmuesi i skuadrës së tij, Juventusit, Cristiano Ronaldo e meriton atë.

“Nuk e di kush do të jenë finalistët e Topit të Artë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencë për shtyp.

“Por, Ronaldo sigurisht që e meriton plotësisht këtë çmim”, përfundoi trajneri italian.

 

 

Ronaldo e ka fituar plotë pesë herë Topin e Artë

Megjithatë, nga mediat spanjolle dhe evropiane, Ronaldo nuk shihet si njëri nga finalistët për Topin e Artë.

Treshja e finalistëve pritet të jetë, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Luka Modric./panorama sport

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0