Home | Sport | Thomas Strakosha në Itali, një M Nojer i ri

Thomas Strakosha në Itali, një M Nojer i ri

image Thomas Strakosha
“Thomas Strakosha, portieri supermodern i Serisë A, portieri i së ardhmes” shkruan...

 

 

 

 

      

 

Dy portierët e kombëtares tonë që luajnë në Serie A italiane, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po bëjnë një paraqitje fantastike me skuadrat e tyre, respektivisht Atalantën dhe Lacion, duke pasur peshë të rëndësishme në skuadrat e tyre dhe duke mos e vënë në diskutim performancën si titullar. E thënë ndryshe, të dy lojtarët kuqezi po luajnë në nivele të larta dhe mediat italiane u kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme në faqet e tyre, duke i vlerësuar me notë të lartë. Dje ishte radha e Strakoshës të marrë elozhe nga një media prestigjioze sportive italiane. “Thomas Strakosha, portieri supermodern i Serisë A, portieri i së ardhmes”, shkruan prestigjiozja “Corriere Dello Sport”, e cila evidenton një statistikë të veçantë që i përket portierit të Kombëtares Shqiptare. Strakosha, në fakt, nuk kufizohet vetëm për të ruajtur portën, siç bëri në disa raste edhe në përballjen e fundit me Atalantën, ku në krahun tjetër ishte në portë Etrit Berisha, por është një portier modern, pasi merr pjesë aktivisht në lojën e skuadrës, duke shfrytëzuar edhe këmbët, një dhunti kjo jashtëzakonisht e rrallë për një portier.

Rezultatet janë të shkëlqyera, Thomas Strakosha është portieri që realizon më shumë pasime në Serinë A në gjysmëfushën e tij në harkun e 90 minutave. Ka një mesatare prej 22 pasimesh në çdo takim dhe askush në kampionatin italian nuk bën më mirë se ai. Një mbrojtës ekstrem i aftë për të bërë diferencën, jo vetëm mes shtyllave. Inzagi ka pasur shpesh nevojë për të për të evituar presingun e lartë të sulmuesve, duke kërkuar menjëherë Milinkoviçin me shokë. Kur qarkullimi i topit te Lacio çalon dhe skuadra kundërshtare ia del të bllokojë burimet e lojës bardhekaltër, nuk ka problem, topin te Strakosha dhe aksioni mund të rinisë. Falë portierit shqiptar Lacio katapulton menjëherë sulmuesit. Një zgjidhe më shumë për shokët e skuadrës që shpesh dhe me shumë dëshirë i besojnë Strakoshës për të lehtësuar paksa presingun e kundërshtarëve dhe për t’u rinisur në sulm. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00