Home | Sport | Siguria për kampionatin Europian “Francë 2016” ?!

Siguria për kampionatin Europian “Francë 2016” ?!

image
Sipas protokollit të UEFA-s, siguria brenda impianteve sportive duhet që ti besohet agjencive private  të sigurisë, të punësuara direk nga Federata Franceze e Futbollit, ndërsa jashtë do të jenë policia dhe ushtria.

 

 

 

 

 

 

 

Aktivitetet sportive prej më shumë se 30 vitesh janë përdorur si pretekst për të larguar elementë të padëshirueshëm që akademikët e cilësojnë si “eliminimi i anëtarëve të shoqërisë që janë të padëshirueshëm”. Dhe pas më pak se 7 muajsh në Francë do të mbahet kampionati Europian i Futbollit, që nis në 10 qershor dhe përfundon në 10 korrik.

 

Pas atentateve të së premtes mbrëma, problemi do të jetë se si të garantohet siguria, pa e mbushur vendin me ushtri, me qëllim që të rrimë në kohërat që jetojmë, e jo në atë të Olimpiadës së Londrës në 2012, apo Botërorin e Brazilit 2014, ku përfshirja e ushtrisë në siguri solli edhe një rimodelim të arkitekturës urbane të qyteteve duke eliminuar të padëshiruarit.

 

Sipas protokollit të UEFA-s, siguria brenda impianteve sportive duhet që ti besohet agjencive private  të sigurisë, të punësuara direk nga Federata Franceze e Futbollit, ndërsa jashtë do të jenë policia dhe ushtria.

 

Në këtë mënyrë në shtator është firmosur një pak mes qeverisë dhe federatës për të garantuar sigurinë në vendet e stërvitjes dhe në hotelet ku do të vendosen skuadrat dhe drejtuesit e tyre.

 

Ende asnjë vendim nuk është marrë ende, por kështu siç po vijnë punët dhe me rritjen e buxhetit për sigurinë, marrëveshjet e nënshkruara do të rishikohen dhe xhandarmërisë dhe ushtrisë do ti besohet ruajtja e fushave të stërvitjes, hotelet dhe tifozët brenda stadiumeve.

 

Por problemi do të jetë jashtë. Uashington Post shkruan se të paktën një prej 3 kamikazëve që e hodhi veten në erë jashtë stadiumit “Stade de France” kishte blerë një biletë për miqësoren Francë-Gjermani dhe do të hynte brenda impiantit: nëse nuk do të ishte larguar nga sigurua, numri i viktimave do të ishte shumë më i madh.

 

E në fakt, burime nga shërbimi sekret francez thotë se gjatë Kampionatit Europian të Futbollit “Francë  2016”, zonat e sigurisë do të jenë jashtë stadiumit në zonat e fansave, zonave të miratuara nga UEFA ku do të ketë edhe ekrane gjigante dhe ku kontrollet do të jenë më të pakta.

 

Do të jenë të paktën 7-8 milionë tifozë të parashikuar, ndërsa 2.5 milionë bileta në shitje. Të sigurosh qetësinë për një muaj në 10 qytete që do të presin ndeshjet, pa e militarizuar vendin dhe pa rritur sigurinë, kjo do të jetë sfida e vërtetë e Francës./Il Fatto Quotidiano

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0