Home | Sport | Gjermania Kampione e Botës

Gjermania Kampione e Botës

image
Gjermania në finale pas 120 minutave mposhti me rezultat 1:0 Argjentinën e Lionel Messit. Ky është titulli i katërt në histori për gjermanët, pasi që të parin e ka fituar në vitin 1954, pastaj në vitin 1974, 1990 dhe 2014!

 

 

 

 

Gjermania në finale pas 120 minutave mposhti me rezultat 1:0 Argjentinën e Lionel Messit. Ky është titulli i katërt në histori për gjermanët, pasi që të parin e ka fituar në vitin 1954, pastaj në vitin 1974, 1990 dhe 2014! Lionel Messi lëshoi rastin më të mirë në karrierë të tij që ta shijojë titullin e parë apo të tretin për Argjentinën. Në minutën e 113-të gjithçka u rrënua për argjentinasit kur zëvendësuesi Mario Gotze (i futur në lojë në minutën e 88') shënoi golin e fitores së madhe. Gjermania e para e botës, Messi me shokë të pikëlluar e lot në sy lëshuan fushën. Përballja e "elefantësh" në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0), me gjithë disa raste të mira shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Pas 120 minutave fiton Gjermania e madhe!!! Lojë e pëlqyeshme, raste, emocione e atmosferë e zjarrtë në stadiumin "Maracana" në Rio De Janeiro. Rreth 75 mijë tifozë të pranishëm në stadium, panë lojë të nivelit të lartë por edhe disa herë ishin në emocione të thella.

 

Pa dyshim në Rio ishte një pamje sa mahnitëse aq edhe drithëruese qoftë në stadium, qoftë jashtë saj, kudo ishte festë e madhe. Dy superfuqitë e futbollit dhanë atomin e fundit. Futbollistët treguan angazhim e lojë të mirë deri në pikën e fundit. Te dyja kombëtaret luftuan në maksimum dhe nuk kursyen asgjë për 120 minuta. Një finale ashtu si i ka hije në mes dy kombëtareve më të mira e me plotë yje në radhët e tyre. Lionel Messi me Argjentinën dhe Thomas Muller me Gjermaninë, treguan lojë të pastër e përplot imagjinatë.  Pikërisht në minutën e 4-të, Gonzalo Higuain, nga një pozitë jo aq e volitshme e rrezikoi portën gjermane, por topi shkoi jashtë portës së Neuerit. Në minutën e 21-të, Kroos bën gabim fatal, duke e kthyer topin pas, ku nuk e ka vërejtur fare argjentinasin Higuain, ky i vetmuar por nuk ia doli ta mposht portierin Neuer dhe topi shkoi jashtë portës. Në minutën e 30-të, gjermani Kramer u lëndua dhe nuk qe në gjendje ta vazhdon ndeshjen, duke u zëvendësuar nga Schurrle në minutën e 31-të. Fat i madh për gjermanët në minutën e 40-të. Lionel Messi me mjeshtrin e tij futet në 16-sh, topi përbirohet dhe kalon edhe portierin Neuer, por në çastet e fundit Boateng, ishte ai që pastrojë situatën dhe shpëtoi gol të sigurt. Në minutën e 43-të, Kroos në një pozicion të mirë, por gjuajtja e tij nuk ishte e rrezikshme dhe e mbrojti pa mund të madh portieri Romero.

 

Argjentina qe më fat në minutën e 45+3, pasi që gjuajtjen e bukur të Howeedes e ndali shtylla pingule. Lionel Messi i ashtuquajturi pleshti qe i pafat, ngase ishte i vetmuar por gjuajtja e tij shkoi përskaj shtyllës pingule të portierit Neuer pikërisht në minutën e 47-të.Në minutën e 60-të, Klose gjuajti zbehtë me kokë nga rreth 9-10 metra dhe pa ndonjë telashe e kap topin portieri Romero. Messi prore i rrezikshëm, në minutën e 74-të tenton të rrezikoi por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Mesut Ozil me dinakërinë e tij e gjen Kroosin, ky nga rreth 20 metra gjuajti jashtë portës në minutën e 81-të. Pas një minute futet një tifoz në fushë dhe sigurimi ka reaguar me shpejtësi duke e larguar jashtë saj. Në minutën e 91-të, Schurrle pothuajse la pa frymë tërë stadiumin, i cili në një pozitë ideale gjuajti fortë por portieri Romero edhe njëherë dëshmoi cilësitë e tija dhe nuk mposhtet. Palacio në minutën e 97-të përballë Neuerit, megjithatë, u tregua i ngathtë dhe rasti shkoi huq. Schurrle për bukuri harkon deri te Mario Gotze, ky trim i madh, me parë ndali topin me gjoks, pastaj me këmbë godet fortë dhe mposhti Romeron që reagojë dobët dhe 1:0 në minutën e 113-të. Gjermania me plotë meritë kampione e botës, ndërsa Argjentina mbeti pa trofe.

 

 

Gjermania-Argjentina 1:0 - 0:0

Stadiumi "Maracana", Rio De Jainero.

Gjyqtar: Nicola Rizzoli (Italia).

Shikues: 75.000.

Shënues: Gotze (113').

Kartonat e verdhë: Schweinsteiger,Howedes-Mascherano, Aguero.

Gjermania: Neuer, Lahm, J. Boateng, Hummels, Howedes, Schweinsteiger, Kramer (Schurrle 31'), T. Kroos, Muller, Ozil (Mertesacker 120') dhe Klose (Gotze 88').

Argjentina: Romero, Zabaleta, Demichelis, Garay, Rojo, Biglia, Mascherano, Perez (Gago 86'), Higuain (Palacio 78'), Messi, Lavezzi (Aguero 46').

 

Shënuesit më të mirë:

James Rodriguez (Kolumbia) 6, Thomas Muller (Gjermania) 5, Neymar (Brazili) 4, Lionel Messi (Argjentina) 4, Robin van Persie (Holanda) 4, Karim Benzema (Franca) 3, Arjen Robben (Holanda) 3, Andre Schurrle (Gjermania) 3, Enner Valencia (Ekuadori) 3, Xherdan Shaqiri (Zvicra) 3 etj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00