Messi, 400 mln euro...
Vlera e Lionel Messit është plot 400 milionë Euro dhe një shumë të tillë duhet të paguajë klubi që kërkon ta shkëpusë nga Barcelona.
Vlera e Lionel Messit është plot 400 milionë Euro dhe një shumë të tillë duhet të paguajë klubi që kërkon ta shkëpusë nga Barcelona. Zbulimi që po pushton faqet e para të gazetave spanjolle publikohet nga eksperti i marketingut sportiv, Gerardo Molina.
Sipas tij, tre klube i kanë kërkuar të bëjë një vlerësim të shpenzimeve për transferimin e mundshëm të argjentinasit. Ai nuk jep asnjë emër skuadre, por është e qartë se në radhë të parë qëndron Paris Saint-Germain. Molina shton se tre klubet e mëdha kanë dërguar përfaqësues në Katalonjë për të vlerësuar situatën dhe për të testuar terrenin, sepse paratë janë e vetmja pengesë që ndan argjentinasin nga klubi ku u rrit dhe u formua si futbollist profesionist.
Në vijim të intervistës së tij, Molina shton se impakti mediatik i Messit vlen rreth 160 milionë Euro. Ai shton se në këtë përfundim ka dalë pas shumë vitesh studimi, por shton se një investim i tillë do të ishte pozitiv për çdo skuadër që do ta afronte argjentinasin në gjirin e saj.




del.icio.us
Digg

Post your comment