Franz Beckenbauer
Gjatë një interviste ekskluzive për sajtin e FIFA-s, Franc Bekenbauer flet për sukseset e tij si trajner, Botërorin 2014 në Brazil së bashku me favoritët e tij, si dhe analizon përfaqësuesen gjermane, të cilën e sheh si të vetmen që di të ndëshkojë Brazilin.
Franc Bekenbauer është një nga ikonat e futbollit gjerman, i cili e ka drejtuar Gjermaninë drejt triumfit si lojtar dhe trajner. Në vitin 1974, ai “pushtoi” botën si një nga shkatërruesit më të mirë të të gjithë kohërave, ndërsa 16 vite më vonë në krye të “pancerave” fitoi Kupën e Botës në Itali si trajner i Gjermanisë. Gjatë një interviste ekskluzive për sajtin e FIFA-s, Franc Bekenbauer flet për sukseset e tij si trajner, Botërorin 2014 në Brazil së bashku me favoritët e tij, si dhe analizon përfaqësuesen gjermane, të cilën e sheh si të vetmen që di të ndëshkojë Brazilin. Z. Bekenbauer, në vitin 1990 si trajner i Gjermanisë fituat Botërorin.
Ç’kujtime keni nga ai turne?Një kompeticion i tillë natyrisht është shumë i lehtë për t’u kujtuar, pasi Botërori 1990 është i Gjermanisë. Më kujtohet atmosfera në një vend ëndrrash si Italia me tifozeri të zjarrtë. Për fat të mirë Argjentina ndëshkoi organizatorët, Italinë, në gjysmëfinale, pasi në të kundërt për ne do ishte shumë e vështirë ta fitonim atë finale. Në vitin e ardhshëm bota zbret në Brazil. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë Botëror?Brazili është vend i ngjashëm me Italinë. Një vend që e adhuron sportin. Uroj që secili nga ne ta evidentojë këtë gjë. Kombëtarja e Brazilit e tregoi veten duke fituar edhe Kupën e Konfederatave 2013 në shtëpi. Ç’prisni nga organizatorët?Nëse do u referohemi statistikave, asnjë fitues i Kupës së Konfederatave nuk ka triumfuar në Botëror në një vit. Brazilit nuk do t’i vinte mirë (qesh). Në fakt, “Seleçao” e faktoi se ç’di të bëjë në Kupën e Konfederatave. Organizatorët apo vendësit prezantohen në fushë me petkun e favoritit.
Po Gjermanisë së Lëvit çfarë i besoni?Joakim Lëv ka 7 vite që e drejton kombëtaren dhe para se të zëvendësonte Klinsmanin, kishte ide të qarta në kokë. Ai ka ndjekur një rrugë që e ka çuar drejt suksesit falë edhe talenteve dhe gjeneratës së artë që ka. Disa prej lojtarëve kanë luajtur që në Botërorin 2006, ndërsa pjesa tjetër janë të rinj që kanë avancuar dhe përmirësuar rolin e tyre në skuadër. Ky bosht nuk është themelor vetëm për klubet, por edhe për kombëtaren. Këta të rinj janë orientuar nga një stil loje modern, që i përshtatet freskisë dhe talentit të tyre.
Sigurisht, meritë në këtë zhvillim ka edhe trajneri Lëv. Nëse ka një kombëtare që mund të ndëshkojë Brazilin, atëherë ajo është Gjermania. Mendoni se falë larmisë së talenteve, Joakim Lëv e ka sot më të lehtë sesa ju në vitin 1990?Larmia e lojtarëve të rinj pa diskutim që ta bën punën më të thjeshtë. Lëv ka shansin e mirë që ne kemi dy skuadra të shkëlqyera, të cilat e treguan qartë dominimin e tyre sezonin e kaluar duke na ofruar një finale shekullore gjermane në Champions. Të dyja këto skuadra duhet të bashkëpunojnë për të dhënë fryte në përfaqësuese. Natyrisht, në këtë bashkësi bëjnë pjesë edhe disa lojtarë të tjerë si Ozil e Khedira, por korniza e Gjermanisë është Bajern-Dortmund. Kjo sjell vetëm të mira. Kjo dha rendiment edhe në vitin 1974, kur në kombëtare kishte 6 lojtarë të Bajernit dhe 3 të Mynshengladbahut. Kështu ishte edhe më 1972-in. Si i shihni shanset e kombëtareve amerikano-jugore për të fituar Botërorin në Brazil, duke qenë se luajnë në kontinentin e tyre?Vendet amerikano-jugore e shohin këtë Botëror si bashkorganizatorë me Brazilin. Botërori nuk luhet vetëm në Brazil, por në Amerikën e Jugut, prandaj këto kombëtare janë të motivuara ndryshe nga ne të tjerët jashtë atij kontinenti. Megjithatë, nga këndvështrimi im, nuk shoh asnjë që mund të luajë për trofeun e madh. Argjentinasit vazhdojnë të kenë të njëjtën sjellje në fushë, duke qenë të varur nga Mesi. Për të tjerët jam pak i informuar. Sa u takon kombëtareve europiane, përveç Gjermanisë shoh si konkurrente shumë të fortë Spanjën.
E pra, këto janë të vetmet kombëtare që dinë ta sfidojnë siç duhet Brazilin. Riberi u shpall javën e kaluar “Lojtari më i mirë i vitit 2013”. Sipas jush, është edhe më i miri në botë?Nëse do u referohemi tri viteve të fundit, ai ka qenë më i suksesshmi. Prandaj bën pjesë te më të mirët, dhe këtë vit ai ishte më i miri. Pa të Bajerni nuk do i kishte fituar të tre titujt, ndoshta një ose dy. Si president nderi i Bajernit, besoni se klubi juaj do e përsërisë tripletën sivjet?Nëse të tjerët do e lejojnë, atëherë në rregull, por nuk mendoj se do jetë kaq e thjeshtë. Dortmundi ka bërë përforcime dhe nuk ka për t’i lejuar dy herë radhazi. Ata kanë formuar një ekip simpatik që deri më tani kanë bërë diferencën në Bundesligë. Borusia do përpiqet më tepër që ta fitojë titullin sivjet. Për sa i përket shanseve të Bajernit, ata e kanë vetë në dorë. Vetëm se nevojitet edhe pak kohë derisa Guardiola të jetë i kënaqur me skuadrën. Ky sezon ka për të qenë mjaft tërheqës dhe emocional. Titulli patjetër që do ndahet mes Bajernit dhe Dortmundit.




del.icio.us
Digg

Post your comment