Home | Sport | "Kukësi", supershpërblim për kualifikimin

"Kukësi", supershpërblim për kualifikimin

image
Superpremio për Kukësin në rast kualifikimi në grupet e Ligës së Europës.

 

 

 

  

 

 

 

 

Superpremio për Kukësin në rast kualifikimi në grupet e Ligës së Europës. Presidenti Safet Gjici pritet t’u premtojë sot lojtarëve një shumë prej 300 mijë eurosh nëse ata do të arrijnë të eliminojnë turqit e Trabzonsporit.  Kreu i klubit preferoi të mos e bënte publike dje shifrën konkrete të premios, por konfirmoi se ajo do të jetë shumë më e lartë se 200 mijë eurot e premtuara për kalimin në fazën “play-off”. Burime pranë presidentit treguan dje se shifra mund të shkojë 300 mijë euro, por gjithçka do të zyrtarizohet sot, kur Gjici të takojë skuadrën para ndeshjes. “Nuk dua të jap shifra për premion, por gjithçka është e vërtetueshme, pasi unë e mbaj fjalën. Mund t’ju them se sot lojtarët dhe stafi teknik do të marrin 200 mijë euro, që ne si drejtues ua kemi premtuar për arritjen deri në këtë fazë të Ligës së Europës. Në rast se skuadra kualifikohet edhe ndaj Trabzonsporit, duke kaluar në grupe, atëherë do të ketë superpremio. Natyrisht, ajo do të jetë më e madhe se kjo e tanishmja. Dua të them se pavarësisht rëndësisë që ka shpërblimi, lojtarët tanë nuk janë peng i paràve. Ne si klub kemi qenë korrekt në gjithçka kemi premtuar, qoftë në pagesa, rroga dhe premio. Askush nuk ka marrë më shumë se te Kukësi”, është shprehur Gjici për “Panorama Sport”. Sa i përket takimit të sotëm dhe objektivit të skuadrës, presidenti ka deklaruar: “Di të them që ekipi kundërshtar është shumë i fortë, ndonëse edhe rivalët e tjerë me të cilët jemi përballur në tri turet e para nuk kanë qenë më poshtë. Në fushë luajnë 11 kundër 11, kështu që të dyja skuadrat i kanë shanset të barabarta.

Ne jemi më të favorizuar, duke filluar nga fusha ku luajmë dhe ecuria e paparë që kemi bërë në këtë komepticion. Do të hyjmë në fushë me mentalitetin e fituesit dhe do të dalim nga stadiumi si fitues. Nuk u druhemi turqve”. Sakaq, nga informacionet e marra deri pasditen e djeshme, ishin shitur vetëm në Kukës më shumë se një mijë e pesëqind bileta. Pjesa tjetër mendohet se do të shiten gjatë ditës së sotme, në pikat e autorizuara jo vetëm në qytetin verior, por edhe në Tiranë. Në krahasim me ndeshjet e kaluara të skuadrës kuksiane, ka një interesim të jashtëzakonshëm, pavarësisht se janë shitur pak bileta. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, pritet që sot të ketë më shumë se 10 mijë tifozë në stadium, kapaciteti i të cilit shkon diçka më shumë se 16 mijë vende të ulura. 

 

Gjyqtari i ndeshjes së sotme mes Kukësit dhe Trabzonsporit, do të jetë bullgari Stanislav Todorov. UEFA më në fund e ka zyrtarizuar në faqen e saj në internet, ndërkohë që lajmin e ka konfirmuar disa ditë më parë edhe klubi i Trabzonsporit. Arbitri bullgar ka qenë edhe në miqësoren Shqipëri-Armeni, 2-0. Asistentë të tij do të jenë Veselin Dobrijanov dhe Goergi Slavov. Delegat i UEFA-s do të jetë gjermani Mikael Krishner.

 

Kukësi ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Trabnzosporin. Trajneri Armando Cungu ka dhënë porositë e fundit për lojtarët, të cilëve u ka bërë të qartë se synimi është fitorja. “Kemi parë një kundërshtar që është i fortë dhe ka më shumë famë se ne. Megjithatë, Kukësi ka treguar se nuk ia ka frikën askujt, pavarësisht emrit që mban kundërshtari në bluzë dhe historisë që ka në futboll. Trabzonspori është një ekip që në radhë të parë duhet vlerësuar dhe respektuar për forcën që ka. Ne këtë vlerësim ia kemi bërë me stërvitjen që po kryejmë dhe përgatitjen e gjithanshme. Objektivi i parë është një paraqitje dinjitoze, që të lëmë përshtypjen e mirë te tifozët dhe gjithë shqiptarët që na duan sot më shumë se kurrë, më të fortë, me të zotë dhe fitues. Natyrisht, nuk është në natyrën time të përcaktoj rezultate fikse. Unë me ekipin tim hyjmë në fushë për të bërë më të mirën e mundshme, dhe pse jo të përsërisim kualifikimin si me Metalurgun”.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0