Home | Sport | Reali dhe Barcelona përgatiten për sezonin e ri

Reali dhe Barcelona përgatiten për sezonin e ri

image
Barcelona dhe Reali i Madridit nisin zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri me kontrollet rutinë të lojtarëve përpara fazës përgatitore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klubet e mëdha të La Liga ndezin motorët. Barcelona dhe Reali i Madridit nisin zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri me kontrollet rutinë të lojtarëve përpara fazës përgatitore. Në Katalonjë, 15 lojtarë blaurgana u paraqitën në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva” ku zhvilluan vizitat mjekësore, ndërsa ditën e martë do të zbresin në tapetin e gjelbër për të nisur stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Tito Vilanova.

Përveç emrave tashmë të njohur, tekniku grumbulloi për këtë fazë përgatitore edhe disa lojtarë të rinj nga sektori zinxhir si Oier Olazabal, por edhe Montoja, Mark Bartra të cilët u aktivizuan disa minuta edhe gjatë sezonit të shkuar. Dita e parë e shkollës edhe për Realin e Madridit të Karlo Ançelotit, 23 lojtarë u paraqitën në qendrën stërvitore të Valdebebas për të ndjekur të njëjtën rutinë. Testeve iu nënshtruan edhe 4 blerjet e reja, Isco, Illarramendi, Kasemiro e Karvajal, të cilët janë edhe risia e skuadrës së italianit për këtë sezon.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0