Home | Sport | Juventus insiston për Tevez dhe Higuain

Juventus insiston për Tevez dhe Higuain

image
Zyrtarët e “Zonjës së vjetër” do të takohen të hënën ose të martën për të propozuar në tryezën e Perezit shifrën 30 milionë euro për të zgjidhur klauzolën e “El Pipitas”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Juventus ka filluar fushatën e përforcimeve për sezonin e ardhshëm ku prioritet mbetet një sulmues i klasit botëror. Në Listën e gjatë të bomberave që bardhezinjtë synojnë janë Gonzalo Higuain dhe Karlo Tevez, dy emra për të cilët drejtuesit torineze ka nisur bisedimet. Marota dhe Paratici kanë punuar shumë në aksin Spanjë-Itali dhe duket se pas Llorentes mund të mbërrijë edhe sulmuesi i Realit të Madridit, Higuain. Zyrtarët e “Zonjës së vjetër” do të takohen të hënën ose të martën për të propozuar në tryezën e Perezit shifrën 30 milionë euro për të zgjidhur klauzolën e “El Pipitas”. Ndërkohë në listën e Marotas futet shtohet edhe një tjetër argjentinas. Bëhet fjalë për Carlos Tevez. Pas dështimit të transferimit te Inter dhe Milan, Juventusi është skuadra e radhës që mendon për ta aktivizuar në Serie A sulmuesin që nuk kaloi një sezon të mirë në Angli, mes dëmtimesh dhe shumë problemeve disiplinore. Konte dhe presidenti Anjeli i kanë idetë e qarta, Tevez është lojtari i duhur për të përforcuar repartin e avancuar.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0