Home | Sport | Rumenige: Duhet të fitojmë Champions

Rumenige: Duhet të fitojmë Champions

image
Bajerni i Munihut dhe Borusia e Dortmundit, dy ekipet më të mira të Bundesligës gjermane, do të përballen më 25 Maj në “Wembley” të Londrës në finalen e Ligës së Kampioneve të Europës, për të diskutuar kështu trofeun më të rëndësishëm Europian të Futbollit.

 

 

 

 

 

Bajerni i Munihut dhe Borusia e Dortmundit, dy ekipet më të mira të Bundesligës gjermane, do të përballen më 25 Maj në “Wembley” të Londrës në finalen e Ligës së Kampioneve të Europës, për të diskutuar kështu trofeun më të rëndësishëm Europian të Futbollit. Kjo mbrëmje do të jetë magjike, nisur dhe nga gjendja e mirë fizike e teknike e të dyja skuadrave, por edhe nga deklaratat pompoze që kanë bërë të dy kampet, duke thënë se gëzojnë të drejtën  e të qenit favorit për trofeun. Në tërësi Bajerni shihet si pretendent kryesor, por Borusia e këtij sezoni ka treguar se di të mundë dhe skuadrat më të mëdha të kontinentit. Të gjithë presin një sfidë shumë të vështirë, por edhe spektakolare, duke u përqendruar më së shumti te bavarezët, të cilët, shkojnë në këtë finale për herë të tretë në katër vjetët e fundit. Për ta kjo është një finale e veçantë, nisur dhe nga fakti se nuk duan të zhgënjejnë më tej, pra e duan trofeun.

Karl-Heinz Rumenige nuk ka dyshime, se Bajerni i Munihut e meriton suksesin në finalen e Londrës në 25 Maj. Bavarezët nuk e shijojnë suksesin në Champions League që prej 12 vjetësh dhe në finalen e tretë brenda pak vitesh nuk dëshiron të dështojë pasi kjo do të rezultonte një disfatë e vërtetë për ekipin e drejtuar nga Jap Hejnkes. “Duam ta fitojmë finalen e tretë me çdo kusht sepse ky trofe është gjithçka për ne. Ekipi ka punuar shumë gjatë 5 viteve të fundit dhe besoj se e meritojmë të shpallemi fitues”. Me rekordin e fitores së Bundesligës 6 javë përpara fundit, Bajerni i Munihut po zhvillon një sezon fantastik sepse në 1 qershor e pret edhe finalja e Kupës së Gjermanisë. Rumenige beson se djemtë e drejtuar nga Jap Hejnkes meritojnë të mos e mbyllin sezonin me vetëm një trofe. “Ky ekip mund të hyjë në histori dhe shumë shpejt do të dalë nga hija e skuadrës legjendare të viteve ’70. Me mbërritjen e Pep Guardiolës në stol nuk do të ndalemi sepse do të kërkojmë të fitojmë më shumë”. Duke u përqendruar te trajneri i ri, shefi ekzekutiv i bavarezëve përgënjeshtron zërat për një çështje që po përflitet shumë shpesh kohët e fundit, atë të Roben. “Arjen ka një kontratë me ne dhe për mendimin tim e ardhmja e tij nuk përben çështje”.

Në fund, Rumenige përforcoi fjalët e thëna pak ditë më parë, duke pohuar se ndihet mirë kur dëgjon që Riberi kërkon të zgjasë kontratën që skadon në vitin 2015.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0