Home | Society | Egjipti dënon me vdekje...

Egjipti dënon me vdekje...

image
Egjipti është i pamëshirshëm ndaj vrasësve...

 

 

Egjipti është i pamëshirshëm ndaj vrasësve. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet egjiptiane ekzekutuan sot nëntë të rinj të dënuar për vrasjen e prokurorit të përgjithshëm të vendit në vitin 2015.

 

Në nëntor, Gjykata e Cassation, gjykata më e lartë e apelit e Egjiptit mbështeti dënimin me vdekje ndaj nëntë personave në fjalë, pasi u dënuan për vdekjen e Hisham Barakat, i cili u vra në një autobombë në Kajron lindore.

 

Djali i udhëheqësit të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Taha Ëahdan ishte në mesin e atyre që u dënuan me vdekje.

 

Barakat është zyrtari më i lartë egjiptian që është vrarë në një sulm militant që nga viti 2013. Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë konfirmuar ekzekutimet.

 

Dënimi me vdekje është kryer pavarësisht thirrjeve nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë “Amnesty International”, që autoritetet egjiptiane të ndalojnë ekzekutimin.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0