Home | Society | Mendësia e strucit është motori i akomodimit me antivlerat

Mendësia e strucit është motori i akomodimit me antivlerat

image
Ekstrem serioz, rigoroz dhe ekstrem banal në ...

 

Lirim Gashi

 

 

Analizë e nivelit Nobel është për mua ajo që i nënshtrohet dëshifrimit multidimensional dhe multidisciplinar të hieroglifëve të artit, filozofisë dhe shkencës, por edhe të gjitha nuancave letrare, artistike dhe stilistike, si dhe të gjitha kritereve cilësore politike, morale, kulturore, edukative, filozofike dhe etike të argumentimit.

 

Ky është niveli i vetëm profesional që mua më përmbush, gjithçka tjetër është Mamushë dhe Tamushë.

 

Ekstrem serioz, rigoroz dhe ekstrem banal në kontekstin sarkastik dhe ironik, është formula ime e shok terapisë që unë i’a bëjë vetvetes dhe masave të gjëra.

 

Natyrisht që kjo qasje jo konvencionale ndaj realitetit më shkakton kokëçarje dhe prodhon keqkuptime dhe keqinterpretime, për arsye se njerëzve j’u duhet kohë për t’u mësuar me dhimbjet shpirtërore që u’a shkakton e vërteta, si dhe për t’a kuptuar rolin, esencën dhe mesazhin e humorit provokativ dhe ironisë sarkastike.

 

Efekti i shok terapisë më bënë që të mos i përjetoj rëndë kokçarjet përkundrazi, ngaqë ma shkund pluhurin e indiferencës dhe letargjisë, m’i hap shqisat për gjëra të reja , m’a shton kureshtjen, m’i shumëzon pikpamjet dhe më sjell dinamizëm, kreativitet, risi e gjallëri në jetë dhe profesion.

 

T’a perceptosh si joserioz humorin provokativ, vetëm pse përmban fjalë banale, do të thotë t’a keqkuptosh rëndë esencën dhe rolin e tij.

 

Anglezët nuk janë idiotë, vetëm pse e përdorin humorin e zi, përkundrazi.

 

Fjalët banale janë pasqyra që j’u mbahet përpara njerëzve të ligj, injorantë, hipokritë, kriminelë, tradhtarë, mercenarë dhe matrapazë, për t’i shokuar me

dimensionin real të shëmtisë së tyre.

 

Rrethanat ekstreme dhe dramatike të natyrës politike, ekonomike, sociale, kulturore, edukative dhe psikologjike janë uratë dhe bekim për njerëzit e artit në kuptimin inspirativ dhe produktiv, por njëkohësisht edhe mallkim në kuptimin emocional, ngaqë artistëve j’u mungon distanca e shëndoshë emocionale ndaj fatkeqësisë së familjes, kombit dhe atdheut, prandaj i përjetojnë vuajtjet e protagonistëve për të cilët shkruajnë njësoj rëndë sikur të ishin vuajtjet e tyre .

 

Në anën tjetër humbja e distancës së shëndoshë ndaj problemeve reale shpesh rezulton me shpërthime emocionale gjeniale të cilat janë të paimagjinueshme në rrethana normale, prandaj jo rastësisht rrethanat dramatike prodhojnë vepra epokale .

 

Majat e artit rrallëherë i arrijnë njerëzit që i karakterizon aftësia për t’u akomoduar me dukuritë negative në shoqëri dhe shkathtësia për të përfituar nga fatkeqësia kolektive.

 

Të tillët po t’i arrinin majat e artit, do t’ia shndërronin lexuesve në muaj të mutit çak edhe muajin e mjaltit, sepse do t’a avanconin vetveten në super cinik dhe hipokritë, meqenëse nuk mund të jenë të sinqertë me të tjerët dhe vetveten njerëzit që kurrë se thonë të vërtetën.

 

Kosovën e kanë shndërruar në tokë pjellore për farën e keqe pikërisht njerëzit që janë zgjedhur nga populli për t’a shndërruar në tokë pjellore për farën e mirë, prandaj lulëzojnë anti vlerat dhe vyshken vlerat si lulet pas brymes.

 

Dhe jo rastësisht kemi mungesë jo vetëm të kushteve elementare për një jetë të dinjitetshme, por edhe mungesë të ajrit, ujit dhe ushqimit të pastër, si dhe të shëndetit, kulturës dhe edukatës së mirë, e së fundmi edhe mungesë konstante të rrymës.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0