Home | Society | Vendet me pagat më të mira

Vendet me pagat më të mira

image
Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga...

 

 

 

 

 

 

 

Sipas të dhënave të përpunuara nga ‘Wikipedia’, bazuar në informacionet e marra nga FMN, Banka Botërore dhe institucionet përkatëse statistikore vendase, paga më e lartë në Europë është në Zvicër.

 

Paga mesatare është 4,421 euro në muaj, duke u ndjekur nga Islanda me 3,430 euro, Norvegjia me 3,405, Danimarka me 3,270, Luksemburgu me 3,159 dhe Suedia me 2,713, përcjell albinfo.ch.

 

Ndërkohë, Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Europë, pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Në Shqipëri, paga mesatare neto është 347 euro në muaj.

 

Në këtë nivel, paga mesatare është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

 

Në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro.

 

Në rajon, pagën mesatare më të lartë e ka Mali i Zi, me 509 euro në muaj, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372 euro.

 

Renditja:

 

Zvicra 4,421

Islanda 3,43

Norvegjia 3,405

Danimarka 3,270

Luksemburgu 3,159

Suedia 2,713

Finlanda 2,509

Irlanda 2,479

Gjermania 2,270

Franca 2,225.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00