Home | Society | Krahasimi fatal historik

Krahasimi fatal historik

image
 Situata në Lindjen e Mesme është më shumë se e tensionuar. Edhe marrëdhënia mes Izraelit dhe palestinezëve nuk është më e mirë. Atje gjendja po shkallëzohet.

 

 

 

 

Alexander Kudascheff

 

 

 

 Situata në Lindjen e Mesme është më shumë se e tensionuar. Edhe marrëdhënia mes Izraelit dhe palestinezëve nuk është më e mirë. Atje gjendja po shkallëzohet. Djem të rinj palestinezë sulmojnë pa dallim izraelitët, Ushtria ndërhyn me të gjithë forcën që ka: siguria e qytetarëve është për politikën dhe Ushtrinë izraelite prioritet parësor.

 

Nervoziteti po rritet dukshëm. Nga njëra anë kundër sulmeve me thika është e pambrojtur edhe një ushtri e shumarmatosur, po ashtu edhe një shërbim sekret jashtëzakonisht eficient. Nga ana tjetër izraelitët dhe palestinezët i tremben kalimit në një intifadë të tretë, kjo edhe pse presidenti palestinez Abas gëzon shumë pak autoritet tek palestinezët, dhe i lë gjërat të rrjedhin. Një konstelacion shumë fatkeq.

 

Në Berlin pati takime të qeverisë gjermane me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry për shtensionimin e situatës. Me sukses? Me të drejtë askush nuk pretendon për këtë. Sepse që para vizitës së Benjamin Netanjahut në Berlin dukej qartë se sa i nervozuar politikisht ishte kryeministri izraelit. Ai u shpreh se kryemyftiu palestinez i Jerusalemit paska nxitur Adolf Hitlerin në një takim në fillim të viteve ‘40-të për shfarosjen e hebrenjve. Vet Hitleri paska qenë më shumë për një dëbim të hebrenjve, sesa për vrasjen e tyre.

 

Por, historia nuk është asnjëherë vetëm e zezë apo e bardhë, por shpesh një gri me shkarravitje. Nuk ka dyshim që Amin al Huseini, kryemyftiu i Jerusalemit i urrente hebrenjtë. Ai nuk donte hebrenj në tokën e shenjtë, ai nuk donte një Palestinë si vatër të hebrenjve, gjë që hebrenjve u ishte premtuar në marrëveshjet e paqes së Sevres pas Luftës së Parë Botërore, megjithëse e paformuluar qartë. Pasoja: dhunë e incidente të dhunshme në territoret palestineze me mandat.

 

Urrejtja për hebrenjtë - po ajo ekzistonte pa asnjë hezitim tek kryemyftiu: nga ana tjetër Adol Hitleri e kishte shprehur qartë urrejtjen e tij për hebrenjtë në librin e tij “Mein Kampf“. Ai donte shfarosjen sistematike të hebrenjve në Gjermani dhe Evropë. Hitleri ishte përgjegjës për zbatimin e saj në Aushvic, Treblinka apo Majdanek, ashtu si edhe në Bergen-Belsen, Buhenvald e në geton e Varshavës. Për këtë ai nuk kishte nevojë për kryemyftiun dhe inkurajimin e tij.

 

Këtë e di edhe kryeministri izraelit natyrisht. Pra, ai e zgjodhi këtë krahasim fatal historik nga një arsye tjetër: ai vendosi me këtë një vijë lidhëse tradicionale nga kryemyftiu tek presidenti Abaz - një vijë tradicionale e urrejtjes së hebrenjve, me të cilën Izraeli e sheh veten të konfrontuar. Kjo i përgjigjet ndjesisë që kanë shumë izraelitë dhe justifikon, sipas pikëpamjes së tyre, refuzimin e kompromiseve dhe ofertës për bisedime. Por, me këtë Netanjahu e çon vetë përpara shkallëzimin e gjendjes - dhe e shkatërron edhe shpresën më të vogël për paqe ose së paku për një armëpushim në Lindjen e Mesme.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00