Home | Society | Ristrukturimi i “Piramidës” iu besohet kinezëve

Ristrukturimi i “Piramidës” iu besohet kinezëve

image
Projekti i dy arkitektëve kinezë  Seven Xing Chen dhe Nanji Xino është përzgjedhur fitues për ristrukturimin e "Piramidës".

 

 

 

 

 

 

 

Projekti i dy arkitektëve kinezë Seven Xing Chen dhe Nanji Xino është përzgjedhur fitues për ristrukturimin e "Piramidës". Projekti i  arkitektëve kinezë është përzgjedhur mes dhjetëra materialeve të paraqitura nga arkitektë dhe studentë të arkitekturës, të cilët paraqitën vizionet dhe idetë e tyre për ristrukturimin e “Piramidës”. Idetë për ristrukturimin e “Piramidës” u paraqitën në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”, organizuar nga Universiteti “Polis” dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës.

 

Mbrëmë në ambientet e “Piramidës” u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së 5 çmimeve fituese të konkursit “Lost Architecture Competion”. Pesë projektet finaliste u shpallën pasi u shqyrtuan nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe arkitektë me përvojë profesionale. Pesë projektet e përzgjedhura i takonin arkitektëve Seven Xing Chen dhe Nanji Xino nga Kina, në vendin e parë; Edorita Lezingarda nga Spanja, në vendin e dytë; Juliann Korn nga Kanadaja, në vendin e tretë; dhe në vendin e katërt dhe të pestë Arsida Ajazi nga Shqipëria, dhe Besian Mehmeti nga Maqedonia. Organizatorët e konkursit, vlerësuan garën me pjesëmarrjen e arkitektëve dhe studentëve të arkitekturës, të cilët demostruan idetë dhe vizionet e tyre lidhur me “Piramidën” e Tiranës. Juria ndërkombëtare ishte e përbërë nga zv. ministri i Kulturës Zef Çuni, Gëzim Paçarizi (arkitekt), Sotir Dhamo (administrator i Universiteti Polis, arkitekt), Artan Raça (pedagog, arkitekt) Loris Rossi (arkitekt italian) Ledian Bregasi (kryetari i Unionit të Arkitektëve) kaluan në fazën finale të vlerësimit, ku nga 40 punime të paraqitura fillimisht, numri i tyre u reduktua në 30, për tu shpallur më pas edhe projekti fitues i “Piramidës”. Pozicionuar në një vend simbolik, si simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri, sipas Ministrisë së Kulturës kjo hapësirë në ditët e sotme nuk ka të ardhme dhe identitet. Ministria e Kulturës bën të ditur se konkursi propozoi një zgjidhje për një bashkëjetesë harmonike, e cila është ende për t'u gjetur.

 

Kuratori i ekspozitës Sajmir Kristo, në lidhje me konkursin që u zhvillu për projektin që duhet të ristrukturojë “Piramidën” theksoi pjesëmarrjen e arkitektëve nga shumë shtete të botës. “Përfytyrimi i sheshit të ri të Piramidës dhe vetë Piramidës ka filluar që në qershor, ku kemi pasur një pjesëmarrje nga 35 shtete nga e gjithë bota, si Kina, Japonia, India Gjermania, etj, të cilët shfaqën interesin drejt konkursit, i cili ka një vlerë mjaft të madhe sepse tenton të nxjerri në pah vlerat e humbura të një hapësire siç është në rastin konkret “Piramida””, u shpreh Sajmir Kristo, kurator i ekspozitës.

 

Ndërkaq që 3 çmimet e para janë financuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare “Arbnori”, dhe vendi i tretë dhe ai i katërt vijnë si çmime nderi. Sajmir Kristo, kuratori i ekspozitës me projektet që kishin në vëmendje ristrukturimin e “Piramidës” u shpreh se konkursi ishte dhe një stimul për arkitektët. “Me anën e këtij konkursi stimuluam edhe arkitektët tanë, të cilët ju përgjigjën ftesës duke konkurruar në aktivitet”, pohoi Kristo. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", e njohur si Piramida, u ndërtua dhe u inaugurua si mauzoleum për diktatorin Enver Hoxha në vitin 1988 në Tiranë, tre vjet pas vdekjes së diktatorit. Ky muze në kohën e ndërtimit kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë. Në vitet e demokracisë, në 8 gusht të vitit 1991, me vendimin nr. 286 të Këshillit të Ministrave, kësaj godine ju dha emri “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës”. Tashmë “Piramida” pritet të ketë një tjetër ndërhyrje për rikonstruksionin e saj.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0