Home | Society | Guterres: Siria, tragjedia më e madhe e shekullit

Guterres: Siria, tragjedia më e madhe e shekullit

image
Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë, Antonio Guterres, tha se “Siria është shndërruar në tragjedinë më të madhe të këtij shekulli”.

 

 

 

 

 

 

Kombet e Bashkuara thonë se më se dy milionë refugjatë janë larguar nga Siria për shkak të Luftës Civile dhe se numri i refugjatëve është rritur pothuajse për 10 herë gjatë 12 muajve të kaluar. Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë, Antonio Guterres, tha se “Siria është shndërruar në tragjedinë më të madhe të këtij shekulli”. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), afro 5 mijë vetë largohen nga Siria në vendet fqinje, për çdo ditë. Më tej, kjo agjenci thotë se numri i njerëzve të zhvendosur brenda Sirisë është afro 4.25 milionë. Ministrat nga Iraku, Jordania, Libani dhe Turqia, katër vendet që kanë refugjatë nga Siria, do të takohen nesër në Gjenevë me zyrtarët nga agjencia UNHCR, për të kërkuar mënyra për rritjen e ndihmës ndërkombëtare për refugjatët.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0