Home | Society | Vrasin dhe vetëvriten, por kriza nuk mbaron!

Vrasin dhe vetëvriten, por kriza nuk mbaron!

image
 Në të gjithë Eurozonën, vetëvrasjet janë rritur me 24% që nga viti i famshëm 2008, kur duhet realisht të ndjehesh kriza e madhe dhe deri në vitin 2012, por ka ende tendenca për rritje. Ne nuk nxjerrim përqindje, dhe është e kotë, sepse nuk kemi as sistem të qartë klasifikimi, dhe as statistika normale.

 

 

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

 

 

Një punonjës ndërtimi apo karpentier hekurxhi rreth 36 vjeçar, vret dy punëdhënësit e tij babë e bir në Milano, sepse e kanë pushuar nga puna dje, dhe pse në fakt, nuk mund të duronte do më pronarët. Një 50- vjeçar tenton të flijohet nga një kullë e TEC-it të Fierit, pse “nuk ka bukë të hajë”, por te shqiptarët për fat, mbetet në shumicën e rasteve deri në çastin vetëflijim, dhe nuk shkon deri në fund ky çast. Në Francë, një 60- vjeçar, i mërzitur nga jeta dhe gjendja e rënduar i jep fund jetës përpara një kopshti fëmijësh që luanin. Në Greqi si vrasjet me motive të klasifikuara “krize”, dhe vetëvrasjet janë rritur me 20% me vitin 2011 dhe statistika është e vitit 2012. Por në Greqi, vetëvrasjet dhe aktet e tentativës për vetëvrasje në krahasim me vitin 2008 janë dyfishuar. Po ashtu në Itali, vrasjet me pasojë mosmarrëveshjet në punë dhe “krizën” janë dyfishuar nga 2008-ta, kurse vetëvrasjet nga 2010-ta në 2012-tën janë rritur me 30%. Në të gjithë Eurozonën, vetëvrasjet janë rritur me 24% që nga viti i famshëm 2008, kur duhet realisht të ndjehesh kriza e madhe dhe deri në vitin 2012, por ka ende tendenca për rritje. Ne nuk nxjerrim përqindje, dhe është e kotë, sepse nuk kemi as sistem të qartë klasifikimi, dhe as statistika normale. Gjithsesi nuk jemi kulm krize si në Spanjë mund të thuhet në ditët e sotme, përkundrazi, as si në Portugali dhe as një vend tjetër krize në BE. Jo për fat, edhe për natyrë të ekonomisë tonë që është sanduiç midis Greqisë dhe Italisë. Në fqinjët tanë, më keq ishin kroatët dhe rumunët, por edhe maqedonët me përqindje të tilla, dhe duhet thënë se vetëvrasjet janë rritur ndjeshëm në masën 26 % në Ballkanin që ka brenda dhe Shqipërinë tonë.

 

Në takimin e fundit me zonjën Merkel, tashmë të gjithë (liderë qeverish perëndimore) po kuptojnë se kriza po zgjat tepër, shumë gjatë dhe nuk po i dihet fundit. Kur Obama bën të veten në SHBA-të, në BE dhe Europë në përgjithësi, nuk dinë të dalin shpejt, dhe tani krizën ka filluar ta ndjejë edhe Gjermania me “rregullin e saj”, kurse Franca është zhytur plotësisht, edhe në saj të mediokritetit “alla Holande”. Zonja Merkel thotë tashmë “kompetivitet” e kërkon atë dhe nuk po bërtet më “rregull rregull”, që në fakt ishte i domosdoshëm të vendoseshin llogaritë në rregull në çdo shtet të BE-së. Ekonomitë po tranden dhe kriza nuk ikën, papunësia nuk shërohet dhe financat spekulojnë aty ku duan, ose aty ku është e lehtë.

 

Kurse njerëzit vetëvriten dhe tani kanë filluar edhe të vrasin. Si rasti i Italisë, ka në Francë sa të duash, në Britani dhe Gjermaninë vetë. Pasojat e krizës janë të mëdha, borxhi familjar në banka ka kaluar mesataren e 40% të të ardhurave të majit që duhet të dorëzohen për ratë dhe kolateral. Shumë pjesë të të ardhurave të familjes europiane, tashmë shkojnë për të ushqyer bankat dhe borxhet e familjeve. Ka rreth 20% të punishteve dhe manifakturës italiane në krizë dhe prej tyre 90% kanë falimentuar, dhe kjo iniciativë tipike italiane është baza e ekonomisë familjare dhe asaj italiane në vërtetësinë e prodhimit të përgjithshëm. Pjesa e 40% të ekonomive të dikurshme të subvensionuara të prodhimit të vogël në Greqi, ka përfunduar së ekzistuari. Papunësia në Itali ka rritur varfërinë me 20% dhe po ashtu ka rritur edhe pasigurinë për jetën dhe të nesërmen. Vendi më i plakur i botës që është Italia, ka 50% të të diplomuarve mbas viteve 2000 të papunësuar qoftë edhe një herë. Mosha mesatare e të papunëve është e re, dhe tanimë janë 35-së vjeçarët që nuk gjejnë dot punë të diplomës së tyre dhe kualifikimit më të mirë që kanë.

 

Pastaj vetëvriten dhe vrasin, kur degradimi shkon deri në fund. Ne sot bërtasim me të madhe me njeri tjetrin për nivelin ekonomik tonin, për rënien e nivelit ekonomik, por qartësisht ajo që na ka rënë ne, janë remitancat nga njerëzit tonë jashtë. Po, mungojnë miliona, por nga shteti informal në tepri që jemi, kemi mundësi abuzimi dhe përfitimi, por edhe zhytjeje ekonomike, sepse nuk dimë realisht se sa miliona në euro na mungojnë çdo vit dhe çdo muaj në Shqipëri si euro dhe dollarë emigrantësh. Gjithsesi edhe në Spanjë vetëvrasjet dhe vrasjet me karakter të pasigurisë ekonomike, janë mbi 21% në rritje nga 2012-ta dhe është fatale se e gjithë BE-ja është me të tilla shifra të forta, por dhe të trishta jete. Në këtë pikë, politikisht ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe padyshim që kemi një favor parregullsinë tonë emblematike, por të kujdesshëm duhet të jemi ekonomikisht, të kujdesshëm ekonomikisht dhe financiarisht, sepse po shkamë këtu, atëhere vritemi, vrasim dhe vetëvritemi, por kryesisht vrasim kot njëri tjetrit. Po dhe shembulli është ‘97-ta. Ne nuk vrasim shumë për nder dhe parime, ne vrasim për lekë dhe humbjen e tyre, por edhe për prishje pazari. Po, vetëm për këtë punë nisim “revolucion” dhe vetëm për këtë punë, angazhohemi normalisht dhe seriozisht. Ne, për lekë dhe krizën që mund të dalë si pasojë e lekëve që humbin, mund të vrasim njëri tjetrin, prandaj kujdes. Kujdes, sepse kriza nuk po mbaron dhe nuk ka “sy për të mbaruar” edhe për disa kohë. Ajo do të vazhdojë të hajë koka të tjera dhe do zoti, nuk ha kokat e shqiptarëve që e marrin shumë seriozisht krizën që nuk e dinë, dhe harrojnë krizat që i dinë shumë mirë dhe që janë krizat e lekëve. Deri tani, vërtetë që ka qëndruar ky vend përballë krizës, sepse është një vend që nuk pyet shumë për rregulla loje, dhe ku qeveritë e kanë shumë kollaj të veprojnë me popullin e tyre ekonomikisht. Por në fakt, problemi është mbas 23 qershorit.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0