Home | Society | Ndahet nga jeta Arbën Xhaferri

Ndahet nga jeta Arbën Xhaferri

image
Arbën Xhaferi u lind  në Tetovë me 24 Janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri në  1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor...

 

 

 

 

 

 

 

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare themeluesi i Partisë Demokratike Shqipëtare në Maqedoni dhe kryetar nderi i kesaj partie, Arbën Xhaferri. Ai u shtrua në klinikën e Shkupit pas një goditje celebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë, nga  ku u transferua ne Klinikën e Shkupit  në gjendje kome.


Arbën Xhaferi u lind  në Tetovë me 24 Janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme  e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri ne  vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje, ku së bashku me Menduh Thacin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën, ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Xhaferi është nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën u arrit paqja në Maqedoni. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0