Home | Society | Diplomatët e huaj: Gratë dhe roli i tyre

Diplomatët e huaj: Gratë dhe roli i tyre

image
Rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave” thuhet në letrën e ambasadorëve.






 
 
 
Përmes një letre të hapur të publikuar sot, diplomatët e huaj në Shqipëri kanë kërkuar konsolidimin e të drejtave të grave në vend. Ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri në këtë letër theksojnë se edhe Shqipëria ka bërë progres në promovimin e të drejtave të grave, në Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor që do të rishikohen nga Parlamenti së shpejti. Ku gjithashtu kanë kërkuar edhe adresim të shqetësimeve për pjesëmarrjen e gruas në politikë si dhe për dhunën në familje. Por edhe pse e kanë cilësuar si një hap inkurajues përfshirjen e kuotës gjinore prej 30% në Kodin Zgjedhor, aksesi i grave në pozicione vendimmarrëse si në nivel kombëtar edhe vendor, mbetet i ulët.
 
“Ndërkohë që gratë përfaqësojnë vetëm 16% të deputetëve në parlament, 12.4% të anëtarëve në këshillat bashkiak dhe të komunave si dhe vetëm 7 nga 384 kryetarë të qeverisjes vendore, ato nuk mund të kenë një zë të fortë dhe të sigurojnë që interesat dhe nevojat e tyre të adresohen në mënyrën e duhur.
Rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave” thuhet në letrën e ambasadorëve. Gjithashtu ambasadorët nxisin autoritetet kombëtare që të garantojnë që legjislacioni penal t`i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjor të mbijetuarave të dhunës në familje.
 
Ata shprehen të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar ndërsa shtojnë se më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje.
Ndërkohë që siç është njoftuar, kohët e fundit qeveria shqiptare ka miratuar ligjin "Për Barazinë Gjinore në Shoqëri", Ligjin "Për Mbrojtjen nga Diskriminimi", Ligjin për "Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" dhe së fundi nënshkrimi i Konventës së Këshillit të Europës "Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje".

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00