Home | Society | Nëntorët e Lavdisë

Nëntorët e Lavdisë

image
Muaji Nëntor, vërtetë është muaji i shqiptarëve!

 

 

 

 

Valdon Bytyçi

 

 

Jemi në muajin Nëntor, muaj ky që për shqiptaret ka një rëndësi të veçantë dhe zgjon emocion të jashtëzakonshme. Në këtë muaj gërshetohet e kaluara e lavdishme, historike e Kombit shqiptarë me të sotmen dhe të arriturat e shqiptarëve si Komb në tërësi. Zhvillimet, ngjarjet që kanë ndodhur në këtë muaj (Nëntor), të viteve të ndryshme kanë qenë dhe do të mbesin përgjithmonë gurë i fortë i themelit të Kombit Shqiptarë. Që nga Skënderbeu e deri të dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), këto zhvillime, ngjarje, sakrifica sublime dhe luftëra kanë qenë dhe natyrisht do të vazhdojnë të mbesin motivim për një shpirt kombëtar!

Nuk është e rastësishme që të gjitha këto procese, fakte historike të kenë ndodhur në muajin Nëntor, për atë se ky muaj është muaji i shqiptarëve. Në këtë muaj kemi daljen e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës në skenë, ushtrisë e cila pa asnjë dyshim është me meritorja për çlirimin e Kosovës, ishte ushtria dhe vullneti i popullit. Në këtë muaj lindi personaliteti i Mijëvjeçarit, njeriu që bëri historinë, njeriu që se bashku me vëllain (Hamz Jashari) e babain mësues (Shaban Jashari) dhe gjithë familjen dhe farefisin u sakrifikuan për çlirimin e kësaj pjesë të Shqipërisë (Kosovës). Ky personalitet është legjenda që nuk vdesë kurrë, Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Ky personalitet dhe kjo figurë “hyjnorë” për shqiptaret është me e respektuara dhe me e vizituara në Evropë. Figurë kjo që ka shokuar gjithë botën demokratik me sakrificën e tij unikate në botë. Historia botërore nuk njeh rast të dytë që nga civilizimet me të hershme e deri me sot.

Një personalitet i jashtëzakonshëm edhe sot (Ministri i Punëve të Jashtme të Francës) Bernard Kushner, ish Kryeadministrator për Kosovë, patë thënë për këtë personalitet “Se po të ekzistonte çmimi Nobel për liri, do të i takonte kësaj familje”.

Të gjitha këto peripeci, vështirësi, sfida të kaluara nga breza të tërë kanë një qëllim, një betim. E ai betim është bërë në flamurin kombëtarë i cili nuk është rastësisht i kuq dhe nuk e mbanë me kot shqiponjën e zezë me dy krerë në mesë! Edhe lufta e fundit është bërë me këtë flamurë dhe çdo veprimi rezistues i ka prirë ky flamur. Andaj sot, pa marrë parasysh rrethanat dhe preferencat e të tjerëve, ne si shqiptarë duhet të festojmë dhe të mos e lemë në hije këtë festë e cila është festa e flamurit, është festa ku të gjithë shqiptarët janë tok sepse historia e tyre është e pandarë, unike dhe me vizion të njëmend!

Të festosh këtë ditë (gjë qe askush nuk e ndalon) do të thotë të nderosh të gjithë ata që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Duke filluar nga breza shumë të hershme e deri të brezat dhe sakrificat e 1999, 2000 dhe 2001. E gjithë kjo punë, e gjithë kjo sakrificë, i gjithë ky gjak na obligonë neve të gjallëve që secili prej nesh me 28 Nëntor, në festën më të madhe të shqiptarëve ta verë flamurin kuq e zi para shtëpisë së vet, të festoj dhe ta nderoj të kaluarën e historisë se Kombit të vet! Muaji nëntor, vërtetë është muaji i shqiptarëve!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00