image

Grabiten miliona në Rinas

Grabitësit e 30 milionë eurove në Rinas  janë “ekselentë”,  të trajnuar ...

 

 

Skema “Safet Gjici” e grabitjes së milionave, praktikohet me sukses edhe në Rinas

 

Dy modele e rekorde të reja “integrimi” shpiku, instaloi dhe po zbaton qeverisja “rilindja”: Vjedhjen ligjore të taksave të shqiptarëve me PPP e oligarkëve dhe grabitjen në mes të ditës, në mes të rrugës e ne mes të aeroportit

 

Edhe grabitësit e 10 milionë eurove në Rinas (në fakt janë më tepër), duket sikur janë “ekselentë”, të trajnuar në të njëjtën “shkollë”, për grabitje milionash të bankave, jo brenda bankave, por nëpër makina të policive private e në dyer avioni, por që në asnjë rast nuk janë njohur nga policët privatë e të shtetit.

 

Prova e parë, u dha me sukses, mesditën e 13 shkurtit 2015, me 3 milionë euro të “Union Bank” tek Stacioni i Trenit-Tiranë, të cilat po çoheshin në makinën “Euro-Gjici”, policët e të cilës nuk kishin patur mundësi të reagonin, sepse ishin të ngarkuar me thasë me lekë e si për rastësi të keqe, atë moment nuk punonin as kamerat e tunelit, nëpër të cilin po transportoheshin milionat.

 

Pas provës së parë në mes të Tiranës, skema “Safet Gjici”, u transferua e u përsërit me 3.4 milionë euro në datën 30 Qershor 2016, në pistën e Aeroprtit të Rinasit, tek dera e avionit, brenda në makinën e policisë private, por policët edhe këtë herë, nuk reaguan e nuk i panë gabitësit

 

Prova e tretë e skemës “Gjici”, u dha me grabitjen e realizuar më 10 shkurt 2017, tek Mbikalimi Rinasit, kur makina po transportone miliona lekë drejt aeroportit, por që nuk mbërritën dot atje, sepse edhe në këtë u zbatua skema ”Gjici” qysh në rrugë.

 

Sot më 9 prill, ditën kur krye-rilindësi Rama, po gëzonte që regjistroi PS për zgjedhjet lokale, po me skermën ”gjici” u grabitën 10 milionë euro, por ketë herë, grabitësit e veshur si me uniforma e grada si policia Veliu- Lleshaj, i morën thasët brenda në avion, nën nderimin e policisë e cila iu vërsul pasi ikën.

 

Është koincidencë intersante kjo që po ndodh gjatë pushtetit “rilindja”, sepse sa herë ka zgjedhje lokale e parlamentare, aq herë ndodhin grabitje milionash të bankave, që nisen drejt Rinasit, ose transportohen nëpër banka.

 

Ndoshta ndodh, pa ndonjë skenar të shefave të pushtetit, mbase ngaqë qeveria dhe policia e kanë mendjen tek votat, por me këtë historinë e vjedhjeve të përsëritura, ka gjetur belaja edhe Edi Ramën, sepse vjedhjet e miliona eurove, po bëhen vetëm sipas modelit të skemës “Euro-Gjici” dhe vetëm, sa herë që Rama kandidon Safet Gjicin dhe për çudi, ai del pa fitore, ndërsa grabitësit me fitore.

 

Safet, siç tha dhe shefi yt Rama në Kukës, pyll pa giça e pa derra nuk ka, por në rastin konkret, paralelja nuk ka lidhje me ty, se ti i ke zgjidhur punët mirë e bukur me tenderët, por bëhet fjalë për stilin e kopjuar, nga grabitja e parë që u bë tek policia jote private e që grabitësit parazgjedhor e kanë trasnferuar në Rinas, ku po u ecën me shumë sukses.

 

Safet, kur ndodhi grabitja e parë ishte slogani: “Safeti për Kamzën”, ndërsa sot në grabitjen e fundit slogani është: “Safeti për Kukësin”/Pamfleti

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00