Home | Science | Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

image
Vitin e kaluar pati gjithashtu nisma për sensibilizim ndaj kërcënimit që vjen nga Inteligjenca Artificiale...

 

 

 

 

 

      

 Julian Assange: Inteligjenca Artificiale, kërcënim ekzistencial për njerëzimin

Themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Assange u është bashkuar sot që paralajmërojnë rrezikun ekzistencial që i vjen njerëzimit nga Inteligjenca Artificiale. Përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Assange akuzon kompanitë e mëdha si përçuese dhe prodhuese të këtij rreziku që duket se po hyn me forcë në axhendën publike të elitave shtetërore.

“E ardhmja e njeriut është beteja mes njerëzve që kontrollojnë makinat dhe makinat që kontrollojnë njerëzit.

Ndërsa interneti ka sjellë një revolucion në aftësinë tonë për edukuar njëri-tjetrin, shpërthimi demokratik që pasoi ka tronditur stabilimentin aktual në zemër të tij. Super-shtetet dixhitale që janë në ngritje si ‘Google’, ‘Facebook’ dhe ekuivalentët e tyre kinezë, që janë integruar në rendin e tanishëm, po lëvizin për të marrë në kontroll diskursin. Ky nuk është një aksion thjesht korrigjues. Ndikim i pakuptueshëm masiv social, i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale është kërcënim ekzistencial për njerëzimin.

Ndonëse ende në hapat e parë, natyra gjeometrike e kësaj prirjeje është e qartë. Fenomeni në fjalë ndryshon nga përpjekjet tradicionale për formësimin e kulturës dhe politikës, duke vepruar në një shkallë, shpejtësi dhe një stërhollim në rritje që me shumë gjasë do të eklipsojë kundërmasat e njeriut.

Lufta bërthamore, ndryshimet klimaterike apo pandemitë globale janë kërcënime ekzistenciale për të cilat ne mund të punojmë së bashku me bashkëbisedim dhe mendim. Diskutimi i lirë është si sistemi imunitar i njerëzimit për kërcënimet ekzistenciale. Sëmundjet që infektojnë sistemin imunitar janë zakonisht fatale, prandaj në këtë rast kërcënimi është në një shkallë planetare”, shkruan Assange.

Vitin e kaluar pati gjithashtu nisma për sensibilizim ndaj kërcënimit që vjen nga Inteligjenca Artificiale. Fizikanti i njohur Stephen Hawking dhe miliarderi dhe novatori Elon Musk janë emrat e njohur që morën pjesë në këtë drejtim. Ditë më parë Assange, i cili qysh prej vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka arritur të marrë shtetësinë ekuadoriane.

 

 

Eksperti i Facebook: Të dhënat tona, 'ari i zi' i Facebook

 

Facebook ka vendosur të rivlerësojë përmbajtjet në faqen e tij, duke i dhënë prioritet postimeve të miqve dhe jo lajmeve. Eksperti Martin Giesler shpjegon se Facebook është ndeshur vitin e kaluar me një stuhi të paparë kritikash, madje u bë përgjegjës edhe për gjendjen shëndetësore të përdoruesve.

Për shkak se debati ka të bëjë me Newsfeed, pra vendin ku shpërndahen lajmet, prandaj ka njëfarë "Rregulli i ri i Facebook” që është se përdoruesi nuk duhet t'i dijë të gjitha.

“Duhet thënë se si i jashtëm nuk mund ta kuptosh tërësisht, se mbi cilën bazë i shpërndan ky algoritëm përmbajtjet dhe informacionet. Ai është një lloj ‘blackbox’, sekreti nr 1 i biznesit të Facebook, asnjë nga jashtë nuk duhet të dijë diçka. Por kjo ka ndikime të jashtëzakonshme për përdoruesit, sepse Facebooku nuk i tregon të gjitha përmbajtjet, por vetëm një pjesë të tyre. Kjo përzgjedhje mund të jetë e mirë e ta orientojë përdoruesin në xhunglën digjitale, por ajo mund të jetë edhe problematike, sepse është një përzgjedhje në bazë të rregullave të Facebook. E këto të thonë se përdoruesi nuk duhet të dijë gjithçka, por në radhë të parë të ndjehet mirë tek kjo platformë dhe të kalojë maksimalisht shumë kohë aty”, thotë Giesler.

Ai vazhdon më tej duke thënë se Newsfeed-i ku bashkohen përmbajtjet e një përdoruesi është i kufizuar. Modeli parësor i Facebook është plotësimi i dëshirave të 2 miliardë përdoruesve dhe motivimi i tyre për përdorimin akoma më të shpeshtë të FB, dhe kjo arrihet me anë të profilizimit të dëshirave të tyre, me reagimet, kohën kur ata reagojnë, –me të cilat FB fiton shumë para, këto të dhëna janë ari i zi.

“Kohët e fundit përdoruesit e kanë përdorur pasivisht FB, atyre iu janë servirur të dhëna, kanë klikuar apo parë një video, por nuk kanë dhënë shumë të dhëna personale. Të bëjnë të ditur, se çfarë i preokupon, çfarë ëndrrash e dëshirash kanë, - pikërisht kjo është lëndë e parë ku do të ketë zotërim Facebook. Facebook ka interes të madh t'i ofrojë përdoruesit atë që atij i pëlqen, apo çfarë nuk e bezdis apo sfidon, kjo është pjesë e strategjisë së përftimit të të ardhurave. Sigurisht algoritmi i Facebook do të synojë që përdoruesit të ndërveprojnë më shumë me miqtë e të njohurit. Kjo mund të krijojë ndarje të reja, por të ketë edhe efektin që ‘fake news’ apo përmbajtje me polarizim të madh të mos luajnë ndonjë rol për përdoruesit. Mund të ndodhë që ata të mos nxiten nga të tjerët, por t'i kërkojnë vetë lajmet e tyre.

Pyetje: A është paniku aktual i mediave i justifikuar?

Ai është i justifikuar në kuptimin që mediat duhet të shohin njëherë nga vetja. A nuk e kanë bërë veten shumë të varur nga rregullat e lojës të Facebookut? E kanë humbur shansin të orientohen tek një publik besnik, në vend që të rendin pas klikimeve apo ‘likes’. Tani ata detyrohen nga Facebooku të bindin përdoruesin që oferta e programit të tyre është e nderuar dhe se ia vlen të hedhësh një sy tek ta, pavarësisht Facebookut. E kuptoj, se tani mediat janë trembur, sepse qarkullimi i tyre do të bjerë fillimisht. Por në plan afat-mesëm e shoh se Facebook u jep mediave një shans për të gjetur vërtet publikun besnik.

 

WhatsApp kap rekordin më të madh në historinë e tij

      

Në Vitin e Ri, përdoruesit e WhatsApp dërguan 75 miliardë mesazhe në të gjithë shërbimin.

Ky numër eklipson çdo ditë tjetër në historinë e aplikacionit më të famshëm të mesazheve, me rekordin e mëparshëm prej 65 miliardë mesazheve të dërguara në vigjilje të vitit të ri 2016.

WhatsApp thotë se prej 75 miliardë mesazheve të dërguara, 13 miliard ishin foto dhe pesë miliardë përfshinin video.

Përdoruesit e WhatsApp mund ta kenë rritur këtë numër edhe më tej nëse një ndërprerje nuk do e kishte goditur shërbimin në prag të Vitit të Ri.

Aplikacioni ishte jashtë shërbimit për rreth dy orë në kohën më të ngarkuar, duke lënë shumë njerëz pa dërguar mesazhet e tyre tek miqtë, apo për ti pranuar ato nga të tjerët.

Bashkë me WhatsApp dhe rekordin e tyre, edhe pronarët e saj, Facebook gjithashtu zbuluan disa statistika të mëdha të përdorimit të shërbimeve.

Në një blog të postuar në faqen e tyre, menaxheri i produktit, Erin Connolly, zbuloi se Facebook Live pa një rritje të madhe në aktivitet.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00