Home | Science | * * *

* * *

image
Shkencëtarët japonezë besojnë se kanë gjetur elementin i cili gjendet brenda bërthamës së Tokës.

 

     

 

 

 

Kompjuter sa një kartë krediti 

 

 Ditët e “zvarritjes” me një laptop nëpër duar janë drejt fundit, pasi shumë shpejt do të keni mundësinë që kompjuterin tuaj ta futni në xhep.

 Firma Intel ka prezantuar dje gjatë shfaqjes “CES” në Las Vegas, mini-pc e saj të fundit.

 I quajtur “Compute Card ”, pajisja është aq e vogël dhe e hollë sa që ka përmasat e një karte krediti, vetëm me një trashësi pak më të madhe.

 Kompjuteri është i kompletuar me një procesor të brezit të 7 Intel Kaby Lake, memorie, Bluetooth, lidhje wireless etj.

 Pajisja elektronike nuk do t’i shitet klientëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë pasi kompania tha se makineria e vogël do i shitet prodhuesve për t'u përdorur në aparate të tjera si drone, robote apo produkte të tjera.

 “Bizneset do të kenë mundësi të vendosin një kompjuter të tërë në produktet e tyre të cilat kanë fuqi shumë të vogël kompjuterike,” tha një analist i CES.

 

* * *

      

Nëse ju kishte shkuar mendja më parë, dikush vendosi t’i shtojë dhe dy ekrane anësore një laptopi 17-polësh dhe produkti ishte impresionues, veçanërisht për të pasionuarit e lojrave kompjuterike, siç ishin dhe ekspertët e grupit të zbavitjes Razer me projektin e ri Project Valerie.

 Duke debutuar në panairin CES 2017, ky monstër lojrash mburret me ekranin 17 polësh, rezolucionin 4K dhe saktësi ngjyrash 100% Adobe RGB, që ju bën të shijoni si lojrat e fundit dhe filmat artistikë. Me një buton dy ekrane po aq sa i parë hapen anash, dhe megjithse disa mund t’i quajnë të panevojshëm, deri tani kanë rezultuar mjaft të suksesshëm me vizitorët.

 Idea e Project Valerie është që lojtarëve kibernetikë t’u jepet mundësia të shijojnë sfidat e tyre pa shumë tela mbi tavolinë, por që gjithsesi mund të përdoren dhe për programe të veçuara  me një tastierë të vetme.

 Laptopi i Razer mund t’ju garantojë gjithashtu që të jeni personi më antipatik nëse e përdorni në një tavolinë të përbashkët në kafe.

 

 Gërhisni kur fleni gjumë?!

      

Pasi mjekësia nuk ka gjetur një zgjidhje për njerëzit të cilët gërhasin, teknologjia tashmë ka një zgjidhje dhe është e hatashme. 

Një dyshek i ri ‘inteligjent’ është projektuar që të ndalojë njerëzit të gërhasin.

Dysheku i përshtatet pozicioneve të ndryshme të trupit, dhe në momentin që dëgjon të gërhitur, i ngre kokën personit në mënyrë që ai/ajo të ketë një frymëmarrje pa zhurmë.

360 Smart Bed u prezantua në fillim të kësaj jave në panairin teknologjik CES 2017, në Las Vegas.

Dysheku mund të përdoret gjithashtu edhe si zile zgjimi në mëngjes.

 

 * * *

      

Shkencëtarët japonezë besojnë se kanë gjetur elementin i cili gjendet brenda bërthamës së Tokës.

 Ata kanë qenë në kërkim për elementin për dekada të tëra, duke besuar se ai përbën një pjesë të konsiderueshme të qendrës së planetit tonë, pas hekurit dhe nikelit.

 Eksperimentet në temperaturat e larta dhe presionet që gjenden në brendësi të thellë, tregojnë se elementi i më i mundshëm që gjendet në bërthamën e tokës është silici.

 Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë se si u formua bota.

 Studiuesi Eiji Ohtani në Universitetin e Tohoku tha për BBC News:

 “Ne besojmë se silici është një element i madh i cili përbën rreth 5% [të bërthamës së brendshme të Tokës] ku në bazë të peshës mund të tretur përmes lidhjes hekur-nikel”, ka thënë Ohtani.

 

 Ferrari më i bukur, 10 milionë paund

      

Shumë mendojnë se Ferrari 56 vjeçar 250 GT California Spider është makina më e bukur në botë, pasi ka qenë nga më të kërkuarit për rreth gjysmë shekulli.

 Modeli i vitit 1960 është zotëruar nga një britanik anonim 10 vjetët e fundit dhe do të shitet në një ankand në Arizona më 19 Janar. Mjeti është mirëmbajtur më së miri dhe është shfaqur në kopertinën e revistës së njohur të automjeteve Octane.

 Ish-prezantuesi i emisionit Top Gear, Chris Evans ka zotëruar më parë një version të zi të blerë në 1961, për 6 milionë. Çmimet e mjeteve të koleksioneve kanë vazhduar të rriten gjatë viteve kështu që kokëkuqja pritet të arrijë në rreth 10 milionë paundë. Ferrari i tipit Spider vjen me dizajn nga Pininfarina, tapiceri nga Scaglietti, dhe motorin legjendar 3000 kubikësh me V12 valvola.

  

Yahoo ndërron emër

 

 Yahoo ndryshon emër, dhe revolucionarizohet me daljen nga skena të administratores së deleguar Marissa Mayer dhe bashkëthemeluesit David Filo, teksa pritet finalizimi i tratativave me Verizon Communications.

 Yahoo do të quhet Altaba, dhe do të punojë si një shoqëri investimesh, pas mbylljes së marrëveshjes prej 4.8 miliardë dollarë me Verizon, që do të sjellë dhe dorëheqjen e Mayer dhe Filo dhe reduktimin e bordit nga 11 me vetëm 5 anëtarë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00