Home | Science | * * *

* * *

image
Zbulimet e shkencës çdo ditë e më shumë po avancojnë dhe fakte të reja po dalin në dritë. Sipas një studimi, rezulton se truri i njeriut mund të mbajë 10 herë më shumë kujtime, sesa besohej deri tani. 

 

 

 

 

 

 

Kujdes! Mund t'u vidhen të dhënat në WhatsApp!


Kohët e fundit një mesazh, nga i cili duhet të bëni kujdes, po qarkullon në WhatsApp. Ky mesazh synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve. Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik. Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat. Përdoruesve pastaj u kërkohet që të dërgojnë të njëjtin mesazh tek 10 miq, kështu do të përfitojnë ulje nga kompani si Zara apo Starbucks.

Nëse një mesazh i tillë është pjesë e llogarisë suaj në WhatsApp, kujdes, pasi jo vetëm që vjedh të dhënat e përdoruesve, por infekton edhe telefonin me virus, duke e bërë më të lehtë vjedhjen e identitetit të përdoruesit ose marrjen e detajeve të llogarisë bankare.

 

* * *

Tregoni kujdes me Iphone-in!

 

Në celularët iPhone ka filluar së fundmi të shfaqet një mesazh "Error 53", i cili mund t'ju bllokojë edhe telefonin. Ky mesazh ka filluar të shfaqet në iPhone, që prej daljes së përditësimeve të tjera pas iOS 9.

Për pajisjet të cilat janë riparuar nga riparues të palës së tretë, ky mesazh mund të nënkuptojë se pajisja juaj do të bllokohet shumë shpejtë. Sipas kompanive të këtyre telefonave, ky mesazh error do të duhej t’i mbronte klientët, por mijëra përdorues thonë të kundërtën. Sipas tyre, mesazhi i ka lënë celularët e tyre të bllokuar, dhe çdo e dhënë në të është humbur. Arsyeja e vërtetë e këtij problemi duket të jetë në matjet e sigurisë të senzorit Touch ID.

 

* * *

Zbulim i jashtëzakonshëm mbi trurin njerëzor

 

Zbulimet e shkencës çdo ditë e më shumë po avancojnë dhe fakte të reja po dalin në dritë. 

Sipas një studimi, rezulton se truri i njeriut mund të mbajë 10 herë më shumë kujtime, sesa besohej deri tani. 

Përfundimi i studimit të kryer së fundmi nga “Salk Institute” tregon se “Çelësi” i këtij kapaciteti është te sinapset, lidhjet neurologjike përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve. Sipas studiuesve, çdo sinaps mund të mbajë 4.7 bit informacion. Kjo do të thotë se një tru njerëzor e ka kapacitetin 1 petabit ose ndryshe 1 000 000 000 000 000 bit, një sasi ekuivalente me 20 milionë rafte të mbushura me dosje të shkruara. 

Zbulimi i kapacitetit mahnitës që ka truri njerëzor për të ruajtur informacion erdhi gjatë ndërtimit në 3D të një modeli të trurit të minjve, i cili përdoret për qëllime studimi për shkak të ngjashmërisë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00