Home | Science | Trajtimi i ri kundër Ebola-s

Trajtimi i ri kundër Ebola-s

image
“ Ne duhet të kujtojmë se këto terapi nuk kanë asnjë garanci për të bërë mrekullira, por duhet të bëjmë gjithçka mundemi, për të provuar produktet që kemi në dispozicion, për të rritur shanset e gjetjes së ilaçit kundër Ebola-s”,-paralajmëroi Antierens. Rezultatet e para do të jenë në dispozicion në Shkurt 2015.

 

 

 

 

 

 

Mjekët pritet që të vënë në zbatim tre metoda të reja mbi pacientët e infektuar nga Ebola. “Trajtimi do të nisë në Liberi dhe Guine në muajin Dhjetor, duke u dhënë shpresë pacientëve në shërimin e tyre. Ebola është një sëmundje që sot vret 50-80 % të pacientëve të infektuar”,-tha Bosh Annick Antierens, i cili është koordinatori i programit, që përfshin tre llojet e trajtimeve të virusit.

 

Sipas tij pritet që të testohen dy barna anti-virale, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë cilësuar premtuese. Një terapi tjetër është ajo e përdorimit të gjakut dhe transferimi i plazmës, nga të mbijetuarit me Ebola. Kjo metodë do të përdoret në Guine.

 

“ Ne duhet të kujtojmë se këto terapi nuk kanë asnjë garanci për të bërë mrekullira, por duhet të bëjmë gjithçka mundemi, për të provuar produktet që kemi në dispozicion, për të rritur shanset e gjetjes së ilaçit kundër Ebola-s”,-paralajmëroi Antierens. Rezultatet e para do të jenë në dispozicion në Shkurt 2015.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0