image

Retrovirus

Virusi daton të paktën që në periudhën e Neandertalit dhe...

 

 

Retrovirus

 

 

Një retrovirus i lashtë që i prek njerëzit modernë mund të shpjegojë pse njerëzit vuajnë nga varësia, thonë shkencëtarët.

 

Studiuesit studiuan përdoruesit e drogës në dy qytete dhe zbuluan se ata kishin deri në tre herë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme, qe të kishin mbetje të virusit HK2 brenda një gjeni të veçantë në ADN-në e tyre.

 

Virusi daton të paktën që në periudhën e Neandertalit dhe është i pranishëm në gjenin RASGRF2 – të cilin një studiues e quajti “gjen i kënaqësisë”, sepse rrit aktivitetin e dopaminës në tru, ne 5% deri 10% të njerëzve. Shkencëtarët thonë se pikërisht ky kontigjent njerëzish është më i prirur rreth sjelljeve problematike.

 

Ekipi, nga universitetet e Oksfordit dhe Athinës, zbuloi virusin në 34% të përdoruesve të drogës të testuar në Glasgow, Skoci, në krahasim me 9.5% të popullatës lokale dhe në 14% të pacientëve grekë, krahasuar me 6% popullatës. Retroviruset janë viruse që kanë aftësinë për të injektuar ADN-në e tyre në gjenomin e pritësit.

 

Kjo është hera e tretë që ata kanë qenë të lidhur fort me një efekt të dëmshëm tek njerëzit, pas zbulimeve të virusit të imunitetit të njeriut (HIV) dhe virusit human T-limfotropik.

 

HK2 është prezent në të gjithë njerëzit, por shfaqet në gjenin RASGRF2 deri në një në 10 njerëz. Studimi sugjeron që këta njerëz “mund të jenë të prirur ndaj çdo lloj sjelljeje problematike, madje edhe të dobishme në njëfarë kuptimi”, tha Gkikas Magiorkinis i Universitetit të Athinës për CNN.

 

 

Analiza e gjakut zbulon kancerin 

 

 

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zhvilluar një analizë gjaku për të zbuluar melanomën në fazat e para.

 

Analiza është krijuar për të bërë më të lehtë evidentimin e kancerit të lëkurës, para se të bëhet fatal.

 

Aktualisht, mjekët bazohen në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsisë për të zbuluar melanomën, e cila përhapet shumë shpejt. Shkencëtarët thonë se analiza e gjakut mund të japë rezultate shumë më të sakta se sa syri i njeriut, dhe mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish.

 

E krijuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Edith Cowan, në Australi, analiza kap melanomën duke auto-antitrupa të prodhuara nga trupi për të luftuar kancerin në fazën e hershme. Gjatë një testimi, ku u përfshinë 200 persona, gjysma e të cilëve me kancer, analiza rezultoi e suksesshme në 81.5 % të rasteve. Tashmë do t’i nënshtrohet testeve klinike që do të zhvillohen brenda tre vjetësh, në një përpjekje për të përmirësuar saktësinë me 90%. Shkencëtarët shpresojnë që ajo të miratohet për përdorim brenda 5 vitesh.

 

 

Ilaçi i ri, për migrenën

 

 

Aprovohet ilaçi i parë për parandalimin e migrenës, i cili mund të dalë në treg brenda javës së ardhshme. Ekspertët thonë se ilaçi i injektueshëm, i quajtur Aimovig, do të ndryshojë mënyrën si e trajtojmë migrenën. Nuk dihet nëse ilaçi do të mund të shitet edhe jashtë Amerikës.

 

Trajtimi njëherë në muaj funksionon duke bllokuar antigjenin CGRP, i cili është në nivele të larta tek njerëzit që vuajnë nga migrena. Ndryshe nga trajtimet aktuale që ulin nivelet e CGRP, Aimovig, nuk shkakton efekte anësore, si shtim në peshë, disfunksion seksual dhe tharje të gojës.

 

Studime të mëparshme kanë treguar se efektet anësore të ilaçeve për migrenën ndonjëherë janë edhe më të këqija se vetë dhimbjet  e kokës, ku 86% e pacientëve heqin dorë nga trajtimi brenda 1 viti.

 

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0