Home | Politics | Do të triumfojë shqiptari!

Do të triumfojë shqiptari!

image
Bie gjithë klasa politike shqiptare!

 

 

Bie gjithë klasa politike shqiptare!

 

Protesta masive e kësaj të shtune ka treguar se e gjithë klasa politike shqiptare ka dështuar dhe nuk është e aftë të drejtojë Shqipërinë. Politika sot ka rënë e gjitha, duke i hapur rrugën e triumfit SPAK, që do të godasë pamëshirshëm krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

 

Kryeministri Edi Rama u zhduk sot nga Tirana, nga frika e goditjes që do t’i jepnin qytetarët shqiptarë, duke treguar se nuk ka guximin të përballet me ta, pas gjithë të këqijave që iu ka bërë. Nga ana tjetër, opozita shqiptare, me në krye Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, kanë dështuar të drejtojnë dhe organizojnë protestën, duke treguar në të njëjtën kohë se nuk janë të aftë për të drejtuar Shqipërinë.

 

Ndonëse e gjithë Shqipëria vërshoi para Kryeministrisë, duke shprehur qartazi zemëratën e thellë të krijuar nga qeveria e krimit dhe korrupsionit, Basha dhe Kryemadhi nuk ditën të menaxhojnë situatën, e cila iu doli jashtë kontrollit, duke i bërë të largohen kokëulur.

 

Kjo tregoi se e gjithë politika shqiptare, si majtas edhe djathtas, nuk ka për qëllim të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga hallet e mëdha dhe mjerimi skëterrë, por i shqetëson vetëm një gjë: goditja që do iu vijë nga SPAK.

 

E gjithë kjo lojë politike, largimi i Ramës drejt Vlorës dhe paaftësia e Bashës dhe Monikës për të menaxhuar popullin, bëhet me qëllimin që kjo klasë e korruptuar dhe inkriminuar të shpëtojë “kokën” e saj. Megjithatë, përpjekjet e “bandës” politike, që nga Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, e në vazhdim me “ushtarët” e tyre nëpër institucione, kanë dështuar sot totalisht.

 

Qytetarët shqiptarë kanë shënuar një fitore spektakolare, teksa ka triumfuar ajo që e gjitha politika i trembet: SPAK. Tashmë, është e sigurt dhe e pandalshme ngritja e menjëhershme e Prokurorisë së Posaçme, e iniciuar nga ndërkombëtarët dhe agjentët e FBI, që do të nisë me urgjencë goditjen masive dhe fatale për të gjithë politikanët, duke shkatërruar me themel krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. /Pamfleti

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0