Home | Politics | Korrupsioni që mbolli klasa politike

Korrupsioni që mbolli klasa politike

image
Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

 

 

Nga Gjon Neçaj 

 

 

Në Shqipëri u ndëshkuan me votën e sovranit ata që zhvatën trupin kockë të mëmëdheut. Kështu do të ndodhë edhe në Kosovë e Maqedoni, kudo, se shqiptarët janë zgjuar nga gjumi letargjik i një çerek shekulli demokraci. Në këto rrethana që po bëhet sot ndërrimi i gjeneratave në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, duhet të qahemi me lot për rininë tonë, e cila në vend që të bëhet pjesë e vlerave të botës së civilizuar, duke u marrë me vetveten për shkak të papunësisë, duke jetuar dhe duke u rritur me logjikën e korrupsionit, parazitizmit dhe gjithë asaj që është në kundërshtim me rregullat e një shteti demokratik, s’ka dyshim se do të shndërrohet në një brez që nuk premton shumë për të ardhmen e vet dhe as të kombit që i takon.

 

E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, se sa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat. Uzurpimi dhe përvetësimi i të mirave materiale, vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm, paraqesin shkallën më të ulët të ndërgjegjes politike dhe kombëtare të atyre që merren me këto veprime të shëmtuara. Ata që e vjedhin atdheun dhe popullin e vet, janë qeniet më të pamoralshme kombëtarisht dhe politikisht, për karakterin e të cilëve nuk ia vlen të flitet, sepse atdhedashuria dhe përvetësimi i pasurive të atdheut në mënyrë të paligjshme nuk shkojnë bashkë me patriotizmin. Ndaj lufta rreth tenderëve, blerja e objekteve private dhe shoqërore pa kritere të mirëfillta financiare dhe ekonomike, marrja me biznese të dyshimta dhe tregti të llojeve kontrabanduese, pa i respektuar ligjet dhe normat financiare, pa i kryer dhe paguar shtetit tatimin detyrues, pra pa i dhënë askujt llogari për veprimtarinë private, del e qartë diagnoza se shoqëria shqiptare aktualisht gjendet në kolaps ekonomik, pasojat e të cilit do të jenë shumë të rënda.

 

Në një mjedis të tillë është e rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara se udhëheqësit partiakë dhe kuvendarët e suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoni, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mosmbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0