Home | Politics | Gadishulli Ilirik dhe BE

Gadishulli Ilirik dhe BE

image
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj...

 

 

 

 

 

Nga Spartak Ngjela

 

 

 * * *

Nëse hordhitë e Saliut do të hynin të shtunën në shkallët e ministrisë së Brendshme, atje do të përplaseshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat amerikanë.

 

E patë sesi iku me vrap Basha t'i ndalonte demostruesit e tij?

Po të kishin hyrë, do të ishte shumë mirë për shqiptarët, se do ta kuptonin në fakt që Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit shqiptar.

 

Po kjo tregon qartë edhe rëndësinë që ka për Amerikën aleanca shqiptaro-amerikane.

 

l.

Mos mendoni se pranimi në Bashkimin Evropian është një mëshirë për shqiptarët e varfër: anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj. Kjo është edhe një kërkesë e fortë amerikano-gjermane.

 

Sigurisht, që të kuptosh këtë, duhet ose të njohësh mirë historinë e Gadishullit Ilirik, ose duhet të jesh një fuqi e madhe në politikë.

 

Është e kuptueshme se ne shqiptarët njohim mirë historinë tonë, kurse politika amerikanë dhe ajo gjermane, si fuqi të mëdha, e dinë sot domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në BE.

 

Pse është i domosdoshëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE?

Sepse tani në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, në Kosovë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë afër 12 milionë shqiptarë.

Por ka edhe dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor - Shqipëria dhe Kosova. 

Por ka edhe një shtet të tretë shqiptar që po del: Maqedonia.

Por është edhe procesi i albanizimit në Gadishullin Ilirik, sepse ortodoksët shqiptarë nëpër vendet sllavë po deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare: kudo, në të gjitha vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

 

ll.

Për të gjitha këto, korrupsioni kryeministror shqiptar sot është në dekadëncë të plotë. Është shumë i pafuqishëm dhe nuk ka fare aftësi që të prodhojë politikë popullore antiamerikane dhe antireformë.

Por edhe shitja e interesit kombëtar te fqinjët, sot është një pamundësi. 

Për të gjitha këto, duhet të dorëzohet.

 

Sot shqipëria është një vend i rëndësisë së veçantë për politikën globale antiterrorizëm, ka gjithashtu rëndësi të interesit të parë për Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e ardhëshme, por edhe për politikën gjermane, sepse politika e Perëndimit të lartë, amerikano-gjermane, është e zhgënjyer ndaj vendeve sllavë dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Por ka edhe një interes të madh ekonomik.

 

Në të vërtetë sllavët dhe grekët janë vënde që kanë mbijetuar në histori, në dy shekuj, me luftën kundër shqiptarëve: me represionin kundër gjuhës shqipe, me genocidin antishqiptar dhe me pushtimin e territoreve shqiptare.

 

Jashtë pushtimeve të territoreve shqiptare Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk do të ishin dot shtete të mëvetësishëm.

Ja, pikërisht ky fakt i vërtetë historik e ka kthyer politikën e lartë perëndimore dhe sidomos atë amerikane, drejt ngritjes së shqiptarëve, dhe Shqipërisë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

Por ky është edhe shkaku i natyrshëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bshkimin Europian, dhe prandaj, çelja e negociatave në këtë qershor, është diçka ë sigurt.

Kurse duhet theksuar se, pikërisht për këtë, korrupsioni shtetëror shqiptar është i humbur, dhe, sa më pak rezistencë të bëjë, aq më mirë do të jetë për të.

 

 

* * *

 

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

 

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

 

l. 

Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t'u aplikuar. 

Po hapja e negociatave?

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

 

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar. 

Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Rerisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

 

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

 

ll. 

Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?

Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

 

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.

Por, pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

 

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse, ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë.

 

Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investojl në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian. Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.

Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar.

 

Kjo është arsyeja politikë e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

 

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qeshor 2018 me një siguri absolute.

Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00