Home | Politics | Kthesë pozitive ndaj dy Koreve, Trump e cilëson takimin "historik"

Kthesë pozitive ndaj dy Koreve, Trump e cilëson takimin "historik"

image
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një deklaratë të tij ka vlerësuar mjaft shpresëdhënës takimin midis presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, dhe ...

 

 

 

 

 

 


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një deklaratë të tij ka vlerësuar mjaft shpresëdhënës takimin midis presidentit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar takimin e këtij llojii si “historik”. 


“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, ndodhi takimi historik në mes  Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”, ka theksuar presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter. 


Takimi midis Kim Jong Un dhe Moon Jae-in janë takuar në zonën e “demilitarizimit”, pra në zonën kufitare në anën e Koresë së Jugut, për të cilën janë pajtuar që të dy liderët të ndryshojnë qasjen politike dhe diplomatike mes dy Koreve.


Takimi i dy liderëve cilësohet si një kthesë historike e “ribashkimit” të dy Koreve pas një tensioni të gjatë prej 65 vitesh ngrirje të raporteve shtetërore. Gjithashtu, ky takim shihet si një hap më afër paqes në Gadishullin Korean./Klosi News

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00