Donald Trump, thirrje për unitet
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fjalimin e mbajtur me rastin e Ditës së Falenderimeve, ka bërë thirrje për unitet.
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në fjalimin e mbajtur me rastin e Ditës së Falenderimeve, ka bërë thirrje për unitet.
Në vazhdën e asaj që e përshkroi si një “fushatë të gjatë e të lodhshme”, ai tha se emocionet në mbarë vendin kanë qenë të vrazhda.
“Tani ka ardhur koha të fillojmë sheshimin e ndasive tona”, u shpreh Trump, duke kujtuar megjithatë se tensionet nuk kapërcehen dot brenda natës.
Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë mundësinë për të bërë histori, për të sjellë ndryshime të vërteta në Uashington si dhe siguri në qytete e begati për komunitetet.
Ai ftoi të gjithë amerikanët t’i bashkoheshin kauzës së tij për rindërtimin e vendit, duke rikthyer besimin mes qytetarëve dhe duke parë me entuziazëm drejt të ardhmes.





del.icio.us
Digg

Post your comment