Home | Politics | Maqedonia heq taksën për qytetarët

Maqedonia heq taksën për qytetarët

image
Ndërkohë dëmet nga embargoja ndërmjet dy vendeve, sipas shoqatave ekonomike të Maqedonisë, janë të larta për kompanitë maqedonase, të cilat, vlerësohet të kenë humbur deri në 1 milion dollarë në ditë për shkak të suficitit të madh tregtar që ka Maqedonia në raport me Kosovën.

 

 

 

 

 

 

 

Tashmë qytetarët e Kosovës mund ta kalojnë kufirin me Maqedoninë pa paguar taksën prej dy eurosh, ka thënë Driton Lajçi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, duke e konfirmuar se shteti fqinj ka hequr dorë të paktën nga njëra masë e vendosur ndaj Kosovës. Gjatë gjithë ditës, sipas Lajçit, numri dy i Qeverisë së Kosovës, ka qenë në kontakte me zyrtarët e Maqedonisë dhe sipas tij, pritet që nesër, situata t’i kthehet normalitetit. “Nuk ka një marrëveshje në kuptimin klasik, por është arritur pajtimi për taksën prej 2 eurosh fillimisht, ndërsa shumë shpejt do të hiqen të gjitha masat që Maqedonia i ka vendosur Kosovës.

Normalisht, edhe Kosova do të reagojë menjëherë për masat e veta”, ka konfirmuar nëpërmjet telefonit Lajçi. Kufiri është i bllokuar që nga dita e martë, nga ana maqedonase, me kamionë të Shoqatës së Transportuesve “MakmaTrans”, në shenjë kundërshtimi me vendimin e qeverisë së Kosovës për të sanksionuar hyrjen e prodhimeve maqedonase në Kosovë.

 

 

 

 

Asnjë zgjidhje për embargon Kosovë-Maqedoni

 

Qeveria e Maqedonisë ka diskutuar deri në orët e para të mëngjesit për zhvillimet e fundit në raportet me Kosovën, por ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar lidhur me raportin që ka prezantuar ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, pas bisedave që kishte realizuar në Prishtinë për mundësitë e kapërcimit të situatës. Jozyrtarisht bëhet e ditur se qeveria ka vendosur që të mos ndërmerret asnjë masë tjetër plotësuese, derisa të punohet intensivisht për kapërcimin e situatës.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që dy shtetet njëkohësisht të tërheqin vendimet dhe me këtë të normalizohen raportet ndërmjet dy vendeve. Kjo, sipas burimeve, mund të ndodhë në dy-tre ditët e ardhshme me atë që ekzekutivi i Maqedonisë t’i tërheqë vendimet për importin e kushtëzuar të miellit, si dhe taksat rrugore për shtetasit e Kosovës, ndërsa Qeveria e Kosovës masat e vendosura për ndalimin e prodhimeve të Maqedonisë të destinuar për tregun kosovar.

Ndërkohë dëmet nga embargoja ndërmjet dy vendeve, sipas shoqatave ekonomike të Maqedonisë, janë të larta për kompanitë maqedonase, të cilat, vlerësohet të kenë humbur deri në 1 milion dollarë në ditë për shkak të suficitit të madh tregtar që ka Maqedonia në raport me Kosovën.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0