Home | Politics | Çfarë bashkësie ndërkombëtare?

Çfarë bashkësie ndërkombëtare?

image
Thënë shkurt, do të zhgënjehen të gjithë ata që presin prej bashkësisë ndërkombëtare të merret me probleme të botës. Kjo nuk është arsye për dëshpërim ose terren për të vepruar njëanshëm. 

 

 

Richard Haas

 

 

 

 

 

 

Kurdo që ndodh diçka – ta zëmë kur Irani i afrohet prodhimit të armëve bërthamore, Koreja Veriore teston një tjetër raketë, numri i të vrarëve në Siri arrin një shifër tjetër alarmante, shkencëtarët thonë se satelitët kanë zbuluar një nivel alarmant të shkrirjes së akullit polar – disa zyrtarë apo vrojtues do t’i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të veprojë. Ka vetëm një problem këtu: Nuk ka “bashkësi ndërkombëtare”.

 

Pjesë e arsyes pse nuk ka është mungesa e një mekanizmi rreth të cilit do të bashkohej “bota”. Më së afërmi i afrohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, por pak mund të pritet prej një organizate që barazon Shtetet e Bashkuara ose Kinën me, le të themi, Fixhin ose Gunie-Bisaun.

 

Që të jemi të ndershëm, ata që kishin themeluar OKB-në pas Luftës së Dytë Botërore krijuan Këshillin e Sigurimit si një platformë ku fuqitë e mëdha do të takoheshin për të përcaktuar fatin e botës. Por edhe ai nuk funksionoi ashtu si ishte planifikuar, pjesërisht për shkak se bota e 2013-s pothuajse nuk ngjason me atë të 1945-s. Si mund të shpjegohet ndryshe se Britania dhe Franca, por jo edhe Gjermania, Japonia ose India, janë anëtare të përhershme me të drejtën e vetos?

 

Kështu nuk ka marrëveshje se si të bëhen ndryshime në Këshillin e Sigurimit. Janë mirëpritur nisma si G-20, por atyre u mungon autoriteti dhe kapaciteti. Si rezultat i kësaj kemi “dilemën multilaterale”: përfshirja e më shumë aktorëve rrit legjitimitetin e një organizate në kurriz të dobisë së saj.

 

Asnjë reformë në OKB nuk do të mund të bënte ndryshim themelor. Fuqitë e mëdha të ditëve të sotme nuk pajtohen për rregullat se si duhej qeverisur bota, më shumë për shkak të ndëshkimeve që do të vuanin ata që do t’i shkelnin ato. Madje edhe kur ka pajtim në parim, nuk shihet ndonjë zbatim në praktikë. Rezultat i kësaj është një botë që është më e ngatërruar dhe më e rrezikshme sesa do të duhej të ishte.

 

Kijeni parasysh ndryshimin klimatik. Djegia e fosileve të naftës po ndikon shumë në temperaturat e globit. Por zbatimi i reduktimeve të emetimeve të dyoksidit të karbonit është i pamundshëm për shkak se çdo zotim do të ndikonte në rritjen ekonomike të secilit vend dhe do të vështirësonte qasjen në energji elektrike për miliarda njerëz në shtetet në zhvillim, që është e papranueshme për Kinën dhe Indinë.

 

Ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore do të përbënte një çështje premtuese për bashkëpunim botëror. Traktatit kundër përhapjes së bërthamore (NPT) kufizon të drejtën e pronësisë së armëve bërthamore vetëm për pesë shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit.

 

Por marrëveshja është më e brishtë sesa duket. NPT-ja u lejon vendeve të drejtën e zhvillimit të energjisë bërthamore për qëllime të prodhimit të elektricitetit, një vrimë ligjore që u hap shteg qeverive të ndërtojnë atë që është e nevojshme për prodhimin e materialit për armë bërthamore.

 

Regjimi i inspektimit i krijuar më 1957 nën drejtimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) është një marrëveshje xhentëlmenësh; inspektorët mund të inspektojnë vetëm ato uzina që dihet prej qeverive që i menaxhojnë. Qeveritë (si puna e asaj të Iranit) mund dhe kryejnë aktivitete ilegale bërthamore në uzina sekrete, të cilat inspektorët ndërkombëtarë ose mund të mos i dinë ose nuk u lejohet të hyjnë. Më së paku rëndësi i është dhënë asaj se çfarë të bëhet me një vend që shkel NPT-në, sikur kanë bërë  Irani dhe Koreja Veriore (të cilat janë tërhequr më 2003 prej traktatit).

 

Më shumë bashkëpunim ekonomik ekziston në sferën ekonomike. Ka pasur një progres të njëmendtë për reduktimin e pengesave tarifore; Organizata Botërore e Tregtisë gjithashtu ka themeluar një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve për 159 shtetet e veta anëtare. Por ka ngecur puna për zgjerimin në nivel botëror, meqë shumë shtete nuk pajtohen për mënyrën e trajtimit të mallrave të agrikulturës, eliminimin e subvencioneve dhe tregtinë e shërbimeve.

 

Në të njëjtën kohë bashkëpunimi në sferën e kibernetikës vetëm sa ka nisur – me vështirësi. Shtetet e Bashkuara është më e shqetësuara për sigurinë kibernetike dhe për mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të infrastrukturës. Qeveritë autoritare janë më të shqetësuara për sigurinë e informatave - aftësinë për të kontrolluar çka është e vendosur në internet, me qëllim që të ruhet stabiliteti dhe politik dhe social. Nuk ka marrëveshje nëse diçka përbën cak të papërshtatshëm për spiunazh. Mbisundimi i aktorëve joshtetërorë vetëm sa po i ndërlikon përpjekjet.

 

Një tjetër fushë ku ka edhe më pak bashkësi ndërkombëtare është vuajtja njerëzore. Qeveritë që sulmojnë popujt e vet në përmasa të gjera, ose lejojnë sulme të tilla të kryhen, ekspozojnë veten ndaj kërcënimit prej ndërhyrjes së jashtme. Kjo “Përgjegjësi për mbrojtje” ose R2P, ishte mishëruar nga OKB-ja në vitin 2005.

 

Por shumë qeveri janë të shqetësuara se R2P-ja pret se ato do të veprojnë, që do të kushtonte me numër jetësh, ekspeditash ushtarake dhe prioritet tregtare. Disa shtete gjithashtu janë të shqetësuara se R2P-ja mund të kthehet kundër tyre. Mosgatishmëria e Rusisë dhe Kinës për t’i bërë presion Sirisë se mund të ketë një ndërhyrje të jashtme, është vetëm një rezultat i tillë.

 

Me pak fjalë, ata që presin që bashkësia ndërkombëtare të merret me probleme të botës do të zhgënjehen. Kjo nuk është arsye për dëshpërim ose terren për të vepruar njëanshëm. Por derisa “bashkësia ndërkombëtare” është më shumë shpresë se realitet, multilateralizmi do të bëhet më i larmishëm.

 

Në fushën e tregtisë kjo implikon marrëveshje rajonale dhe bilaterale. Për ndryshimin klimatik, ka kuptim të kërkohen “minimarrëveshje” që shtrojnë standarde të përbashkëta minimale për efiçencë fosilesh, ngadalësim të shpyllëzimit ose kufizim të rritjes së përdorimit të karbonit për qëllime ekonomike.

 

Në këto dhe fusha të tjera, qeveritë duhet të mbështeten në ndërmarrje rajonale, të formojnë koalicione të ndërmarrjeve të përbashkëta dhe relevante në mesin e shteteve për të bërë më të mirën për të përshtatur politika të përbashkëta. Këto qasje mund të mos bëhen dhe legjitimohen si ndërmarrje ndërkombëtare zyrtare, por kanë përparësinë e ndërmarrjes së diçkaje.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00