Home | Politics | Berisha viziton Kosovën

Berisha viziton Kosovën

image
Kryeministri Berisha nderohet me “Medaljen e Artë të Lirisë”, akorduar nga Presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.



 
 
 
Kryeministri Berisha është  nisur për sot një vizitë dyditore në Kosovë. Takimin e parë kreu i qeverisë do ta zhvillojë me Kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin do të nënshkruajë edhe 6 marrëveshje. Në mesditë Berisha do të zhvillojë një takim me Presidentin Sejdiu dhe Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
 
Dita e parë e vizitës ka edhe një fjalim në Kuvend dhe homazhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe vizitë në familjen e tij. 
Gjatë ditës së dytë, kreu i qeverisë do të udhëtojë për në Prekaz, ku do të bëjë homazhe dhe vizitë në familjen e Adem Jasharit. Gjatë paradites të së Mërkurës Berisha do të bëjë një vizitë në monumentin “New Born” , si edhe do të takojë përfaqësuesin e BE-së, Pieter Feith.
Dhe në fund  Kryeministri Berisha do të zhvillojë  edhe një vizitë në bjeshkën e Prevallisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00