Home | Politics | * * *

* * *

image
Kukan i bëri këto komente duke iu referuar gatishmërisë së presidencës irlandeze për ta ndihmuar Shqipërinë në marrjen e statusit brenda 6-mujorit të saj, si dhe në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, që mbahet ditën e martë në Parlamentin Europian. 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i delegacion it të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan kërkoi përgjegjshmëri nga politika shqiptare, në rast se duan integrimin e vendit. Ai tha dje se politikanët shqiptarë e dinë shumë mirë se çfarë u kërkohet të bëjnë, nëse janë në favor të integrimit europian. Duke pasur parasysh se integrimi është bllokuar edhe në të kaluarën për shkak të problemeve të brendshme politike, Kukan tha se do të ishte i kënaqur për votimin e tri ligjeve të mbetura në Parlamentin shqiptar, ç’ka do t’i hapte rrugën akordimit të statusit kandidat. Po kështu, ai foli edhe për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. “Partitë politike, edhe kësaj radhe duhet të gjejnë mirëkuptim për problemet e rëndësishme e të sillen me përgjegjësi para zgjedhjeve. Jo më kot presidenca irlandeze u referohet konkluzioneve të samitit evropian të dhjetorit, sepse këto konkluzione janë ende të vlefshme.

Sipas tyre, ka disa çështje që ende nuk janë zgjidhur”, - u shpreh Kukan në një prononcim për “Albanian Screen”. Ai shtoi gjithashtu se “ne do të jemi të gjithë të kënaqur sapo të marrim vesh se tri kushtet e mbetura janë realizuar e votuar në Parlament dhe se nga ana tjetër edhe përgatitjet për zgjedhjet po ecin në rrugë të mbarë”, -deklaroi eurodeputeti, Kukan. “Unë nuk dua të jem kritik, por mendoj se nëse politikanët në Shqipëri janë vërtet në favor të integrimit europian, atëherë ata e dinë shumë mirë se çfarë u kërkohet të bëjnë. Nëse ata janë për progresin e vendit të tyre, duhet ta bëjnë këtë gjë”, - tha ai. Kukan i bëri këto komente duke iu referuar gatishmërisë së presidencës irlandeze për ta ndihmuar Shqipërinë në marrjen e statusit brenda 6-mujorit të saj, si dhe në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, që mbahet ditën e martë në Parlamentin Europian. 

 

Ka kohë që në Shqipëri diskutohet çështja e votimit të 3 ligjeve, rregullorja e parlamentit, reforma në sistemin e drejtësisë si dhe ndarja administrative. Nga ana e saj, Partia Demokratike i kërkon shpesh PS-së që të votojë këto 3 ligje, që kanë mbetur prej kohësh në sirtarët e Kuvendit, por kreu socialist, Edi Rama vuri si kusht kreun e këshillit të qarkut të Fierit. Çështja ende vijon të mbetet e pazgjidhur, ndërsa një numër shumë i madh intelektualësh shqiptarë kanë firmosur një peticion, ku i kërkohet kreut socialist Rama që të lejojë deputetët e PS-së të votojnë këto ligje në Kuvend. Intelektualët i kërkojnë Ramës të mos bllokojë rrugën evropiane të Shqipërisë. Ndërsa në komentet e tij, në rrjetin social, “Twitter”, Rama është shprehur se këto janë peticione të turpshme, duke mos dhënë një përgjigje të prerë nëse do t’i votojë 3 ligjet apo jo. Nga ana e tyre, ndërkombëtarët vijojnë të venë theksin në kalimin e këtyre ligjeve, që janë renditur si detyra në axhendën e integrimit europian të Shqipërisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0