Home | Politics | Hillary Clinton mbërrin në Tiranë

Hillary Clinton mbërrin në Tiranë

image
Rreth orës 09:30 minuta, Clinton do të zbresë në aeroportin e “Rinasit”, nga ku më pas do t’i drejtohet Pallatit të Brigadave, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

 

 

 

 

 

 

Tirana është zgjuar ditën e sotme e blinduar nga forca të shumta policie në pritje të vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Me këtë rast, për 7 orë me radhë, sot, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, disa nga akset kryesore të Tiranës do të jenë të bllokuara.  Forcat e rendit dhe SHISH janë në gatishmëri të lartë për të siguruar një vizitë të qetë të kryediplomates amerikane.

Ndërkohë policia e kryeqytet ka ndërmarrë një sërë masash kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore.  Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet që nga ora 10:00 e mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 17:00.

Në një njoftim policia e Tiranës ka bërë të ditur se:

“1.Nga ora 22.00’ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore: Rinas – Qafë Kashar;

Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;

Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;

Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

2.Nga ora 10.00’ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme: Rinas – Qafë Kashar; Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;

Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

3. Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore: Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej; Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.

Policia e Kryeqytetit, shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e drejtorisë së policisë së kryeqytetit.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00