Home | Politics | WikiLeaks dhe liria e fjalës

WikiLeaks dhe liria e fjalës

image
Pse autoritetet suedeze refuzojnë ta pyesin z. Assange në Londër? Dhe pse nuk marrin zotimin qeveritar që z. Assange nuk do të ekstradohet në SHBA? Qytetarët e Britanisë dhe Suedisë kanë një shans të madh të bëjnë një hap të për lirinë e fjalës që do t'i shërbente mbarë globit.

 

 

Oliver Stone & Michael Moore

 

 

 


Ekuadori ka vepruar në përputhje me parimet e rëndësishme ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Dhe asgjë më shumë, sesa kërcënimi i qeverisë britanike për dhunuar parimin e shenjtë të marrëdhënieve diplomatike, duke pushtuar ambasadën dhe arrestuar z. Asange, nuk vërteton sesa delikat ka qenë vendimi i Ekuadorit. Qëkurse Wikileaks u themelua ai zbuloi fotot e “Collateral Murder” që tregon vrasjet e qarta dhe padallim të civilëve në Bagdad nga një helikopter amerikan Apache; detaje të reja për fytyrën e vërtetë të luftës në Irak dhe Afganistan; marrëveshjen e fshehtë mes SHBA-ve dhe qeverisë diktatoriale të Jemenit për të mbajtur të fshehtë përgjegjësinë tonë për bombardimet atje, presionin e administratës “Obama” mbi vendet e tjera për të mos hetuar dhe ndjekur zyrtarët e erës-Bush të akuzuar për torturë dhe kështu në vijim mjaft gjëra të tjera. Liderët e dy krahëve e kanë cilësuar z. Assange “terrorist të teknologjisë së lartë”.

Senatorja demokrate e Kalifornisë, Dianne Feinstein, që drejton Komitetin e Senatit për Inteligjencën ka kërkuar që ai të ndiqet nën dispozitat juridike të Aktit për Spiunazhin. Shumica e amerikanëve britanikëve dhe suedezëve nuk e dinë që Suedia formalisht nuk e akuzon z. Assange për ndonjë krim. Ajo ka lëshuar një urdhër arresti për të me qëllim marrjen në pyetje për sulme seksuale të tij të supozuara se janë kryer në vitin 2010. Autoritetet suedeze kanë udhëtuar më parë në vende të tjera për të kryer marrjen në pyetje kur e ka dashur nevoja dhe themeluesi i Wikileaks e ka bërë të qartë vullnetin e tij për tu pyetur në Londër.

Më tej akoma, qeveria ekuadoriane i bëri një ofertë direkte Suedisë që ta lejonte z. Assange të merrej në pyetje brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër. Në të dyja rastet Suedia refuzoi. Të marra së bashku veprimet e qeverive të Suedisë dhe Britanisë sugjerojnë se axhenda e tyre e vërtetë synon të çojë z. Assange në Suedi. Sepse...për shumë arsye që andej mund të jetë më e lehtë që ai të ekstradohet drejt SHBA-ve për tu përballur me akuzat. Z. Assange ka të gjitha arsyet që ti druhet kësaj... Nëse z. Assange do të ekstradohet në SHBA pasojat e këtij akti do të ndiheshin me vite në mbarë botën. Z. Assange nuk është një qytetar amerikan dhe asnjë prej veprimeve të tij nuk është kryer në tokën amerikane.

 Nëse SHBA-të mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht një gazetar në këto rrethana, atëherë qeveria e Rusisë apo Kinës mundet, sipas të njëjtës logjikë të kërkojnë që reporterët e huaj kudo ku janë në tokë, të ekstradohen për thyerje të ligjeve të tyre. Sanksionimi i një precedenti të këtillë duhet të shqetësojë thellësisht këdo, admirues ose jo të Wikileaks. Ne u kërkojmë njerëzve në Britani dhe Suedi të kërkojnë që qeveritë e tyre t’u përgjigjen disa pyetjeve themelore: Pse autoritetet suedeze refuzojnë ta pyesin z. Assange në Londër? Dhe pse nuk marrin zotimin qeveritar që z. Assange nuk do të ekstradohet në SHBA? Qytetarët e Britanisë dhe Suedisë kanë një shans të madh të bëjnë një hap të për lirinë e fjalës që do t'i shërbente mbarë globit.   - NYT

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00