Home | Politics | Presidenti Topi feston Pashkët në Korçë

Presidenti Topi feston Pashkët në Korçë

image
Ndërsa në orën 00:00, kreu i shtetit do të bëjë urimet e rastit në Katedralen e Korçës, ku zhvillohet mesha me rastin e ringjalljes së Krishtit. Ndërsa të dielën, në orën 11:00, Presidenti do të zhvillojë vizitë në selinë e Metropolisë së Shenjtë.

 
 
 

 
 
 
 
 
Presidenti Bamir Topi do të jetë sot në qytetin e Korçës, ku do të presë edhe ardhjen e ditës së Pashkëve. Zyra e shtypit e kreut të shtetit bëri të ditur dje axhendën e Topit në qytetin juglindor. Në orën 19:00, Presidenti do të jetë në një ceremoni dekorimi në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Mësohet se Presidenti do t’i japë dekoratën “Mjeshtre e Madhe e Punës” sportistes Pavlina Evro. E konsideruar si “rekordmenia e pathyeshme” në vrapimin 1500 metra, Pavlina Evro ka qenë atletja e rezultateve më spektakolare në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitet ’80 dhe ’90. Ndërsa në orën 00:00, kreu i shtetit do të bëjë urimet e rastit në Katedralen e Korçës, ku zhvillohet mesha me rastin e ringjalljes së Krishtit. Ndërsa të dielën, në orën 11:00, Presidenti do të zhvillojë vizitë në selinë e Metropolisë së Shenjtë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00