Home | Politics | Edhe një parti e re...

Edhe një parti e re...

image
Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës... E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj që do kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Demokratët e zhgënjyer do të jenë një përkrahje për ne.










Një nga ish-zërat kritikë brenda Partisë Demokratike për mënyrën e drejtimit të saj dhe një ndër mbështetësit e presidentit Bamir Topi, bëri me dije mbrëmë në emisionin “Shqip” në Top Channel  për formimin e një partie të re të djathtë, lideri i së cilës do të jetë Bamir Topi.

Aleksandër Biberaj tha se në Shqipëri s’ka më Parti Demokratike, e cila sipas tij, është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet. Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës KuqeZi dhe partisë së re që pritet të krijojë, e cila, sic tha ai, është ende në fazë projekti. Biberaj shprehu optimizmin për një rezultat pozitiv në zgjedhje, madje ai foli për fitore të tyre. 

"Sot s’ka PD, me keqardhje e them. Pas 2005-s është shndërruar në parti të formulës së kryetarit. Kam bërë përpjekjet e mia për demokratizimin e kësaj partie, por zëri im ka rënë në vesh të shurdhër. E shoh pa shpresë reformimin e PD. Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj që do kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Demokratët e zhgënjyer do të jenë një përkrahje për ne. E djathta ka nevojë për një formacion të ri politik, PD nuk është më parti e djathtë, me një qeverisje të korruptuar, ku nga i pari tek i fundit punojnë 24 orë për aferat e tyre personale. Do zhvillojmë luftë për të qenë forcë e parë politike. Partia e re nuk ka dhe nuk do të ketë kurrëfarë lidhje me Aleancën KuqeZi."


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0