Home | Politics | Biberaj i ftuar në Bundestagun Gjerman

Biberaj i ftuar në Bundestagun Gjerman

image
Takimi i parë është zhvilluar me Roderich Kiesewetter, Anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe i Komisionit për Çështjet e BE-se në Bundestagun Gjerman, ku çështjet kryesore të diskutimit kanë qenë “Ligji i Lustracionit si dhe “Integrimi i Shqipërisë në BE...

 

Me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (Fondacion i CDU-se Gjermane) ish-zv-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, në përbërje të një delegacioni, të përbërë nga politikanë, juristë, profesorë universiteti, si dhe përfaqësues të shoqërise civile ndodhet për një vizitë ne Bundestagun Gjerman në Berlin.

Takimi i parë është zhvilluar me Roderich Kiesewetter, Anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe i Komisionit për Çështjet e BE-se në Bundestagun Gjerman, ku çështjet kryesore të diskutimit kanë qenë “Ligji i Lustracionit si dhe “Integrimi i Shqipërisë në BE - Refuzimi i Statusit të Vendit Kandidat” për herë të dytë radhazi. Në takimin me Kiesewetter, Biberaj është shprehur se “pavaresisht se jemi vendi i fundit në Europën Jug-Lindore që akoma nuk e kemi aplikuar në mënyrë të plotë ligjin e lustracionit, miratimi dhe aplikimi i një ligji të tillë, konform Kushtetutës dhe standarteve ndërkombëtare, mbetet një sfidë e rëndësishme për politiken dhe shoqërinë shqiptare”.

Më tej, Biberaj theksoi se “nëpërmjet këtij ligji synohet pastrimi i politikës shqiptare, i sistemit të drejtësisë, i administratës publike, por edhe shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e diktatures komuniste, pasi koha tregoi se nuk mund te ecet përpara pa bërë transparencën e së kaluarës me qëllim shkëputjen një herë e mirë nga kjo e kaluar”. Kiesewetter, duke qenë në dijeni të plote të zhvillimeve politike në Shqipëri, garantoi mbështetje të plotë për miratimin dhe aplikimin e ligjit të lustracionit, duke ofruar edhe eksperiencën gjermane, të cilët ishin të parët që miratuan ligjin e lustracionit në vitin 1991. Bundestagu Gjerman, duke vlerësuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zbatimit deri në fund të këtij ligji, ka zgjeruar afatin e aplikimit të këtij ligji deri në vitin 2019.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0