Home | Politics | Fragment nga "Vizione te qarta"

Fragment nga "Vizione te qarta"

image
Pra jeta pranon dhe elasticitetin, kompromisin, neutralitetin, revizionizmin. Nuk mund të ndryshohen vetëm parimet kryesore, të cilat i pranojnë shumica e shteteve. Nuk mund të ndryshojë ndershmëria, paanësia dhe trajtimi (brenda normave të pranuara nga të gjithë) i shtetit kundrejt qytetarëve të tij. 

 


Nga Pjerin Thomai

-Korrupsioni nuk luftohet me llafe, me moral, por duke krijuar premisat e perspektivës, të sigurisë ekonomike jo vetëm të së ardhmes por dhe të së tashmes, ta ndjejnë njerëzit se ka një “zot” që i ndihmon, një “krah” ku gjejnë mbështetje, një “rregullator” të jetës së tyre, të ndërthurura (këto pika) dhe me kontrollin nga poshtë, e cila është një levë e dobishme në duart e shoqërisë (jo të shtetit) në luftën kundër korrupsionit.

Pra këto gjëra, këto probleme të rregullosh, që nuk kanë ndonjë filozofi të madhe, por ndershmëri, kurajo e zgjuarsi kërkojnë, i ke hapur popullit, vendit tënd, një faqe të pastër e të sigurtë drejt mirëqënies. Dua të shtoj se jo të gjithë nëpunësit janë të korruptuar. Ka nga ata të P.D ose jo, që janë shumë në rregull me punën, me ligjin ose që përpiqen të paktën të rrinë të rregullt, të ndershëm. E këta, nëse fiton P.S. vitin tjetër (1996) të mos hiqen nga puna, por të qëndrojnë e të jenë mësim për ata që do të vijnë më vonë. Këto janë disa nga ato që unë mendoj t’i bëj nëse do të jem president, kuptohet një pjesë, se ka gjëra që tani s’mund të kujtohen apo të të bien ndërmend, se duhet të jesh atje – president. Jeta nuk mbaron apo më saktë nuk përsoset vetëm me ato që përmenda. Ajo (jeta) është e gjatë dhe larmishme e nuk kërkon vetëm ide fikse të cilat ti i ke menduar (apo hedhur në treg) më përpara. Jeta ndryshon, marrëdhëniet e ndryshme ndërshtetërore ndryshojnë e ty të duhet të ndryshosh idenë. Pra jeta pranon dhe elasticitetin, kompromisin, neutralitetin, revizionizmin. Nuk mund të ndryshohen vetëm parimet kryesore, të cilat i pranojnë shumica e shteteve. Nuk mund të ndryshojë ndershmëria, paanësia dhe trajtimi (brenda normave të pranuara nga të gjithë) i shtetit kundrejt qytetarëve të tij.

E rëndësishme për një president është 1) të jetë i ndershëm në radhë të parë, 2) të jetë për unitetin e kombit (jo me dhunë si E. Hoxha), 3) të dëgjojë çdo mendim që i vlen Shqipërisë, 4) të mos mendojë për veten e tij (për lavdia e tij) po për Shqipërinë. Këto janë për mua të paktën 4 pikat kryesore, të tjerat vijnë e rregullohen avash-avash. -A i plotëson Sali Berisha këto 4 kritere. -Jo, nuk i plotëson. Thuhet nga disa se, Sali Berisha është i ndershëm. Lind pyetja, si mund të jetë i ndershëm një njeri që pretendon se punon për Shqipëri, kur nuk dëgjon këshilla nga njerëz që janë në një rrugë me të, në rrugën drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit të Shqipërisë, siç pretendon të jetë S. Berisha. Mirë zërin e atyre që janë nga kampi kundërshtar se dëgjon, po zërin e atyre që s’i ka kundërshtar pse nuk i dëgjon. Mos ka rrugë tjetër, mos ecën në rrugë tjetër, jo në rrugën e lirisë, e demokracisë e prosperitetit të kombit tonë, që nuk dëgjon apo mos i duhet vetja shumë më lart se të gjithë shqiptarët që nuk dëgjon, i ka hyrë vetja në qejf ndoshta. Mundet të jenë të dyja, rruga jo drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit, në të cilën ne kuptojmë se po ecim, e mendjemadhësia e tij, kthimi i çdo gjëje në funksion të lavdisë së tij (së vet). Vetëm këto dy gjëra që përmenda, vërtetojnë se ai nuk është i ndershëm.

Të katër pikat (cilësitë) që përmenda, kanë lidhje me njëra – tjetrën. Po s’kishe cilësinë Nr. 4 s’mund të kesh cilësinë e I. Po s’ke cilësinë Nr. 2, s’mund të kesh cilësinë Nr. 3 apo anasjelltas. Gjer tani, Sali Berisha s’e ka treguar veten si përfaqësues i unitetit të kombit, e as përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. I mungon pika 2, e automatikisht s’ke as pikat 1,3,4. Pra bie poshtë hipoteza që qarkullon nëpër ambiente publike se: ai eshte i ndershëm. -Flitet se ai s'i ka mbushur xhepat me lekë apo dollarë, të tjerët po, kanë përfituar, kanë hapur firma, kanë llogari rrjedhëse këtu apo jashtë. -Kësaj që thoni ju, që vërtet kështu flitet andej – këndej, unë i përgjigjem me pyetje: si ka mundësi që babai i një shtëpie nuk vjedh ndërsa bijtë e tij vjedhin e abuzojnë me ç’të mundin. Babai në këtë rast ose është qorr, ja hedhin, megjithëse kjo e ka përgjigjen, se ja thonë përditë të tjerët (gazetat etj), ose përfiton nga ato abuzime, ka dhe ai pjesën e vet, në mos të luanit, të çakallit po. Edhe sikur ta mendojmë se ai s’ka pjesë në këto abuzime e korrupsion, vetë fakti që i lejon apo që nuk ndalet t’i trajtojë ( të mirret) të paktën me këto probleme që po kangrenizojnë Shqipërinë, tregon se ai s’mendon seriozisht për kombin tonë, veçse për lavdinë e tij. Pra i mungon pika 4, e automatikisht s’mund të kesh pikën 1,2,3. Vetë patosi me të cilin flet, ngatërrimi me fjalët e veta, tregon se çdo fjalë që nxjerr nga goja, nuk e nxjerr nga arsyeja e shëndoshë për shërimin e plagëve të Shqipërisë, por nga instiktet e verbra të vetlavdisë, të egos e cila e udhëheq në veprimtarinë e tij si kryepushtetar i Shqipërisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00