Home | Politics | Samiti G-20 në Paris

Samiti G-20 në Paris

image
Kriza europiane e borxheve po kërcënon ekonomitë botërore.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar udhëheqësit e Bashkimit Europian se nuk kanë vepruar me shpejtësinë e duhur për të mënjanuar krizën.

Kriza europiane e borxheve po kërcënon ekonomitë botërore.Ministrat e financave nga 20 ekonomitë më të fuqishme të botës, janë duke zhvilluar në Paris takime në përpjekje për të zgjidhur krizën evropiane të borxheve. Ministrat pritet të shqyrtojnë mundësitë që disa udhëheqës thonë se mund të stabilizojnë tregjet financiare globale dhe të lehtësojnë borxhin e Greqisë.Nuk pritet të arrihet ndonjë zgjidhje gjatë këtij takimi që i paraprin takimit të nivelit të lartë në Nëntor.

Dje presidenti Obama bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel për zhvillimet e fundit në krizën e eurozonës.Shtëpia e Bardhë bën të ditur se se presidenti dhe kancelarja Merkel diskutuan  rreth përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të G-20 muajin e ardhshëm në Francë.Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar udhëheqësit e Bashkimit Europian se nuk kanë vepruar me shpejtësinë e duhur për të mënjanuar krizën. Zonja Merkel e kundërshtoi këtë akuzë dje duke thënë se ata që janë jashtë eurozonës nuk kanë të drejtë t’i bëjnë thirrje bllokut për veprim.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0