Home | Politics | Ohër, 10 vjet pas Marrëveshjes

Ohër, 10 vjet pas Marrëveshjes

image
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 Gusht të vitit 2001, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur gjashtëmujor në Maqedoni. Marrëveshja u arrit pas negociatave disa ditëshe në Ohër.

 

 

 

 


Në Ohër sot fillon Konferenca dyditore me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, e organizuar nga sekretariati qeveritar për implementimin e kësaj marrëveshje.

Konferenca pritet të tubojë personalitetet e rëndësishme shtetërore, korin diplomatik, përfaqësuesit e partive politike, ndërsa ndër pjesëmarrësit e posaçëm janë Filip Riker, ish-ambasadori amerikan në Maqedoni i sapoemëruar si zëvendës-ndihmës sekretar shteti amerikan për Europë dhe Euroazi, ndërmjetësit për arritjen e marrëveshjes së Ohrit si diplomati amerikan Xhejms Pardju, dhe dy diplomatët evropian Alen Lerua dhe Fransoa Leotar.

Hapja solemne e Konferencës do të bëhet nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov si dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Në konferencën që do të nis pasdite, fjalime do të mbajnë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Riker, ndërmjetësi amerikan i marrëveshjes, Xhejms Pardju dhe ndërmjetësi Alen Lerua, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Në konferencën e ditës së nesërme do të diskutojnë udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret, ambasadori i BE-së, Piter Sorensen, Brajan Ageler, ushtrues detyre i ambasadorit amerikan në Shkup, ambasadori britanik Kristofer Ivon, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së dhe ICO në Kosovë, Piter Fejt si dhe ministri i jashtëm Nikolla Popovski.

Temat e konferencës do të jenë me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, perspektivat e Maqedonisë një dekadë pas arritjes së marrëveshjes. Konferenca do të mbyllet nesërmbrëma me një pritje të organizuar të mysafirëve në një ceremoni të organizuar nën patronatin e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 Gusht të vitit 2001, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur gjashtëmujor në Maqedoni. Marrëveshja u arrit pas negociatave disa ditëshe në Ohër. Ajo u firmos nga presidenti i nderjë Boris Trajkovski, ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ish-lideri i PDSH-së Arbër Xhaferi dhe ish-lideri i ndjerë i PPD-së, Imer Imeri. Garantues të Marrëveshjes ishin diplomati amerikan Xhejms Pardju dhe ai evropian, Fransoa Leotar. (INA)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0